Volejboll – Femra / Gorenxa: Tirana, maksimumin, me mundësi të kufizuara (I)

Share Button

Volejboll-Femra-Gorenxa-ABK

Adriatik Balla 21.06.2015 13:45

Volejbolli shqiptar ka rënie të dukshme. Kjo është tashmë evidente dhe mund të pranohet gjerësisht dhe nga vetë organizatorët, zyrtarët dhe sidomos trajnerët e volejbollit, pasi ka humbur konkurrenca dhe qëndrueshmëria, ndërsa për konkurrencë në rang ndërkombëtar as që bëhet fjalë. Natyrisht, ky sport ka premisa të mira zhvillimi në Shqipëri, pasi ka eksperiencë dhe bazë të shëndoshë, mbi të gjitha ka elementë të talentuar, sidomos në volejbollin e femrave, por mungesa e infrastrukturës, e financimit, e mossigurimit të garancive për një karrierë të shëndetshme dhe afatgjatë në sport, etj, kanë sjellë rënie të nivelit, shprehur me rënien në vazhdimësi të interesimit nga të rinjtë.

Me pak fjalë duhet shumë punë, në shumë drejtime dhe të shumë faktorëve që të ndryshojë gjendja. Duke folur për këtë problematikë, trajneri i Tiranës, Ardian Gorenxa, vuri në dukje se niveli i kampionatit që sapo u mbyll nuk ishte në lartësinë e kërkuar, përkundrazi, ai ka rënie të dukshme, shfaqur me mungesën e rivalitetit dhe të rënies së rezultateve. Gorenxa e njeh mirë volejbollin shqiptar, pasi ka drejtuar disa skuadra në kampionatin e femrave dhe së fundmi Tiranën, skuadër e cila, edhe pse ka një emër të madh, nuk është në atë lartësi që kërkohet. Dëmtimet e disa sportisteve, por edhe largimet drejt klubeve të tjera sollën një rënie të ndjeshme të ekipit bardheblu.

Nga ana tjetër, Gorenxa kujton jo pa nostalgji vitet e shkuara, kur volejbolli ynë ishte realisht në një stad më të mirë, nivel që sot është shumë larg tij. Për të bërë një krahasim të tillë, trajneri i vë dhe një notë kampionatit shqiptar, një “6”, të cilën vetë thotë se po e jep për djersën që derdhin sportistet. Ai thekson se ka një rënie me 3-4 nota nga volejbolli i 20 vjetëve më parë. Kjo është intervista e trajnerit të volejbollit të femrave të Tiranës, Adrian Gorenxa, ka dhënë për të përditshmen shqiptare “SOT”, që AlbanianSport.com do t’ju sjellë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e parë, ndërsa dy pjesët e tjera janë në ditët në vijim.

– Sezoni që lamë pas nuk ishte më i miri për ju. Tirana nuk është një emër çfarëdo në volejbollin shqiptar dhe pritshmëritë ishin më të mëdha. Si mund ta përkufizoni garën?

– Ne si skuadër u përpoqëm, bëmë sa mundëm, por mundësitë ishin të kufizuara. Nuk është thjesht një justifikim, por kishim realisht mangësi, na penalizuan edhe dëmtimet, por unë mendoj se janë disa faktorë që e kanë kushtëzuar këtë gjendje. Nuk është vetëm problemi i Tiranës, pasi volejbolli në tërësi ka rënie, ku këtë sezon ishte e dukshme. Sa i takon Tiranës mund të them se ekipi po ripërtërihet. Mund të shtoj se ka një nivel në rritje, pasi kemi sjellë dhe vajza të reja, që më parë kanë dalë kampione me skuadrat e të rejave e paratërejave. Këto elementë më bindin që ne mund të bëjmë një skuadër të mirë e pretendente. Janë 6-7 vajza me moshë nën 20 vjeç dhe unë kam besim se në të ardhmen do të prezantohemi më mirë.

– A vijon të jetë grupi i sezonit të kaluar? E kam fjalën për bërthamën e grupit të kampionatit që lamë pas…

– Grupin e kemi ruajtur dhe mendoj se këtu kemi bërë mirë. Siç thashë, ardhja e lojtareve të reja do të sjellë rivalitet për një vend në formacion dhe kjo do të shtojë volumin e punës në stërvitje, e rrjedhimisht do të ketë cilësi më shumë dhe pretendime më shumë. Këto gjëra janë të lidhura dhe është shumë i rëndësishëm rivaliteti brenda grupit. Me pak fjalë, në këtë grup vajzash unë do të kem mundësinë të zgjedh lojtaret më të mira, pra shpresoj që edhe rezultatet e skuadrës në kampionatin e ardhshëm të jenë më të larta.

– Në mesin e sezonit ju ishit optimist për garën. Ç’ne që Tirana nuk ia doli të ishte atje ku pretendonte?

– Në mënyrë të drejtpërdrejtë mendoj se ndikuan lëvizjet e disa lojtareve, ne na ikën lojtaret cilësore, të cilat përbënin pjesën titullare të grupit. Kjo ndikoi shumë se nuk kishim me kë t’i zëvendësonim. Nuk duhet të harrojmë se janë shumë faktorë, por ky ishte shkaku kryesor. Në këto rrethana ndikoi jo pak ana psikologjike e grupit, pasi kundërshtarët kishin elementë më shumë dhe më cilësi.

– Si ka mundësi që volejbolli nuk ka qëndrueshmëri? Ja, p.sh., Tirana ishte mirë ca vite, më pas ra, ngrihet një skuadër tjetër, edhe ajo bie e kështu me radhë. Problemi i klubeve tona të volejbollit lidhet drejtpërdrejt me financimin dhe natyrisht organizimin. Sa e ka dëmtuar kjo kampionatin dhe volejbollin e femrave në tërësi?

– Klubi ynë varet nga bashkia dhe trajtimin ushqimor vajzat e kanë marrë, por, që një klub të ecë përpara dhe të korrë sukses ai kërkon investim, kërkon sponsorizim. Ne s’kishim sponsor dhe kjo ndikoi jo pak. Kuptohet, trajtimin ushqimor nga klubi e kishim, por duhet edhe më shumë që të kesh një skuadër cilësore. Janë dhe faktorët që i përmendëm më sipër e që janë në rang kombëtar, që kanë të bëjnë me infrastrukturën, me organizimin dhe ndoshta një ligj të mirë për sportin etj.

– Skuadra e “Marin Barletit” vijon të jetë rival shumë i fortë dhe në këto vite e ka dominuar skenën e volejbollit të femrave. Cila është përshtypja juaj?

– Skuadra e UMB-së ka stabilitet dhe kjo e bën atë të ketë vijimësi në lojë e rezultate. Ata kanë marrë lojtaret më të mira nga klubet e tjera, i kanë grumbulluar në gjirin e tyre. Mund të them se atje është krijuar një grup si ekip kombëtar, pasi kanë marrë realisht sportistet më të mira. Kuptohet, UMB nuk mund t’i prodhojë këto elementë, por i ka marrë nga klubet e tjera, duke realizuar dhe objektivat e veta sezonale.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh