AlbanianSport.com 02.10.2016 19:50
ASNN – Flamurtari e ka nisur mbarë sezonin në grupin A2 të volejbollit për femra, teksa ka fituar në 3 sete ndaj Mirditës.
Vlonjatet, që kanë përforcime duke marrë vajza nga Elbasani, por në të njëjtën kohë edhe ndryshime në stol, janë kështu pretendente për një kategori më lart.
Dy setet e para kanë përfunduar me të njëjtin rezultat 25-18, kurse në të tretin, edhe për shkak të rivalitetit të mirditoreve, gjithçka ka shkuar në 25-21.
Flamurtari – Mirdita 3-0
(25-18, 25-18, 25-21)
Flamurtari: M. Isakaj, Ademi, Mehmetaj, Çaushaj, Abedini, Llanaj, Faqolli / Kulla, R. Isakaj, Gjoni, Guci, Veizaj. Trajner: Y. Lulushi
Mirdita: D. Kolaj, Gjini, Beleshi, Jahja, Picaku, Kaçorri, F. Kolaj / Ndrejaj, Lleshaj, Sherri, Merdhoci. Trajner: M. Kolaj
Gjyqtarë: G. Zunaj, T. Kacadej (Durrës)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e parë
(1 tetor 2016)
Të shtunën:
Flamurtari – Mirdita 3-0
Korabi – Apolonia 3-1
Divjaka pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Flamurtari 1 1 0 3-0 3
- Korabi 1 1 0 3-1 3
- Apolonia 1 0 1 1-3 0
- Mirdita 1 0 1 0-3 0
- Divjaka 0 0 0 0-0 0