AlbanianSport.com 02.10.2016 14:20
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si grupi A2, ka luajtur të shtunën dy takimet e javës së tij të parë, ndërsa, për shkak të tërheqjes së Dinamos dhe mbetjes me 5 skuadra, Divjaka ka qenë pushim për efekt kalendari.
Flamurtari e ka nisur mbarë sezonin në grupin A2, teksa ka fituar në shtëpi ndaj Mirditës në 3 sete. Vlonjatet, që kanë përforcime duke marrë vajza nga Elbasani, por në të njëjtën kohë edhe ndryshime në stol, janë pretendente për t’u ngjitur sezonin e ardhshëm një kategori më lart.
Fitore ka korrur në javën e parë edhe Korabi, që nuk ka gabuar në fushën e vet, duke mposhtur Apoloninë me shifrat 3-1. Vlonjatet dhe dibranet tanimë ndajnë kreun simbolik të renditjes, me nga 3 pikë, ndërsa pritet java e dytë për të parë futjen në lojë edhe të Divjakës.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e parë
(1 tetor 2016)
Të shtunën:
Flamurtari – Mirdita 3-0
Korabi – Apolonia 3-1
Divjaka pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Flamurtari 1 1 0 3-0 3
- Korabi 1 1 0 3-1 3
- Apolonia 1 0 1 1-3 0
- Mirdita 1 0 1 0-3 0
- Divjaka 0 0 0 0-0 0