Gjergj Vyshka 25.09.2014 12:55
Durrsaket e Janzexhiut janë munduar, ndërsa kanë bërë një ndeshje të mirë, por s’ka mjaftuar. Trajneri Hasan Gurabardhi, i pakënaqur me skuadrën, nuk ka festuar për triumfin në finale. Përsa Zakova dhe Smajlaj janë promotore të Teutës për t’u bërë barrikadë nga Barleti Volej.
Ndaj dhe në epërsinë 8-7, Gurabardhi ka marrë pushimin e parë. 12-9, 15-12, 18-15 dhe me shumë vështirësi Barleti Volej ka fituar setin e parë 25-23. I dyti nis jashtëzakonisht keq për skuadrën e Gurabardhi, ndërsa Teuta është shkëputur deri në 0-6.
Gradualisht kthehet rezultati pas barazimi 13-13, Barleti Volej nuk mbahet më dhe fiton setin 25-19. Në të tretin është gjithnjë në epërsi 5-2, 12-10, 13-10, 25-16. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Smajlaj e Teutës me 14 pikë, e ndjekur nga Braho me 13 pikë, më pas Zakova dhe Tuci me 11 pikë.
Në bllok ka dalë fitues Nezaj e Barleti Volej me katër mure fituese, kurse në shërbim Tuci me katër të sakta. Mirëpo edhe kështu, Barleti Volej, pavarsisht marrjes së Kupës së Federatës, nuk ka kënaqur askënd.
Barleti Volej – Teuta 3-0
(25-23, 25-19, 25-16)
Barleti Volej: Braho, Fagu (L), E. Tuci, Bici, Nezaj, A. Gjermeni, Harxhi / Hasku, Picaku, J. Gjermeni. Trajner: H. Gurabardhi
Teuta: Begiçi, Gashi, S. Smajlaj, Dallupi, Zakova, Borshi, Llupo (L) / Çerpia. Trajner: E. Jazenxhiu
Gjyqtarë: Ko. Gjoka, F. Mujo (Tiranë)