Gjergj Vyshka 29.09.2015 11:15
E papritur humbja e Italisë në ndeshjen e fundit në grup ndaj Holandës, atje ku duhet të ishte hapi direkt i vajtjes në turin çerekfinal. Në Apeldorn, Holanda ka fituar 3-0 (15-25, 18-25, 22-25).
Dhe tani të kaltrat për të ecur më tej duhet të kalojnë në Play-off, atje ku të mërkurën në Roterdam do të kenë përballë Kroacinë, si vendi i tretë i grupit C. Italia është shfaqur tepër e lëkundur, e lehtë në pikat themelore.
Vetëm Diuf, që ka shënuar 15 pikë, është mundur të bëjë diçka në dy sete. Por ka qenë pak për të shpëtuar anijen e mbytur të të kaltrave. Trajneri i Italisë, Bonita, do të deklaronte: “Ata kanë qenë më superior se sa ne”.
Kampionati Evropian
Volejboll – Femra
“Belgjikë-Holandë 2015”
Rezultatet e ditës së tretë:
Grupi A
(Apeldorn – Holandë)
Poloni – Slloveni 3-0
Holandë – Itali 3-0
Grupi B
(Anversë – Belgjikë)
Azerbajxhan – Hungari 1-3
Belgjikë – Turqi 0-3
Grupi C
(Roterdam – Holandë)
Bjellorusi – Bullgari 3-2
Rusi – Kroaci 0-3
Grupi D
(Eind’hoven – Holandë)
Gjermani – Republika Çeke 0-3
Rumani – Serbi 0-3
Shorti i “play-off”-eve:
(Anversë – Belgjikë)
Belgjikë – Republika e Çekisë
Gjermani – Hungari
(Roterdam – Holandë)
Itali – Kroaci
Bjellorusi – Poloni
Shorti i çerekfinaleve
(Anversë – Belgjikë)
Turqi – fituesja Gjermani / Hungari
Serbi – fituesja Belgjikë / R. Çeke
(Roterdam – Holandë)
Holandë – fituesja Bjellorusi / Poloni
Rusi – fituesja Itali / Kroaci
Shënim: Të shtunën gjysmëfinalet, finalja të dielën në Roterdam.