Gjergj Vyshka 01.10.2015 09:05
Italia ka qenë e jashtëzakonshme në fushën e lojës, ndërsa këtë herë nuk ka pasur asnjë dridhje nga të kaltrat. Italia e femrave ka marrë një fitore të pastër ndaj Kroacisë, 3-0, ndërsa i ka fituar setet 25-22, 25-21, 25-20 në një ndeshje, e cila ka zgjatur gati një orë e gjysëm.
Gjithçka ka ndodhur në sfidën e “play-off”-it në Roterdam, atje ku sot pasdite italianet do të luajnë në çerekfinale përballë Rusisë, e cila është një favorite e madhe së bashku me Serbinë për të marrë Evropianin. Duke reaguar nga humbja e rëndë me Holandën, të kaltrat luajtën një ndeshje me durim të madh dhe shumë cilësi, ndërsa ka dhe ndërrime të rëndësishme.
Funksionon pritja e topit të parë, por dhe sulmi i shpejtë, ndërsa Diuf është e pakapshme, teksa ka shënuar 20 pikë. Mirë edhe blloku me Guixhin dhe Çirikelën. Por mbi të gjitha ndaj Kroacisë ka funksionuar dhe ka fituar grupi.
Kampionati Evropian
i Volejbollit – Femra
“Holandë-Belgjikë”
Faza e “play-off”-eve:
(Antverp – Belgjikë)
Belgjikë – Republika Çeke 3-1
Gjermani – Hungari 3-0
(Roterdam – Holandë)
Itali – Kroaci 3-0
Bjellorusi – Poloni 2-3
Shorti i çerekfinaleve
(Antverp – Belgjikë)
Turqi – Gjermani
Serbi – Belgjikë
(Roterdam – Holandë)
Holandë – Poloni
Rusi – Itali
Shënim: Të shtunën gjysmëfinalet, finalja të dielën në Roterdam.