Volejboll – Femra / Erblira Bici, legjendare, mund e vetme Bjellorusinë

Share Button

Gjergj Vyshka 12.06.2017 10:40

29 pikë me sulm janë shifrat rekord të kësaj lojtareje të talentuar, që dje ka marrë mbi shpatullar ekipin kuqezi për ta çuar në vendin e dytë. Erblina Bici me plotgojë mund të quhet “legjenda” e kombëtares së volejbollit të femrave, teksa e vetme ka mundur kundërshtarin e dytë më të fortë të grupit A të Ligës së Evropës, Bjellorusinë. E papërmbajtshme në sulmet e saj, ndërsa ka qenë efektive në të gjitha goditjet e veta si në pozicionet dy e katër, por dhe nga vija e dytë.

Një gjë ishte e sigurt, çdo sulm i Bicit ishte pikë e garantuar për ne, ndërsa Bjellorusia në katër sete vetëm dy herë ka mundur ta bllokojë, kurse një herë të vetme e kemi bllokuar ne, sepse në një moment vendimtar Marina e ka luajtur 3 herë topin me Bicin pa i dhënë mundësi konkretizimi. Që të kuptohet se si e ka mundur Bici vetëm Bjellorusinë janë shifrat. Sepse Bici ka shënuar me sulm po aq sa na ka falur ne Bjellorusia, teksa në totalin prej 97 pikësh të shënuara, 69 i kemi realizuar vetë.

Kurse 28 pikë kanë ardhur nga gabimet e tyre. Pra të barabarta me pikët e shënuara me sulm nga Bici. Në krahun tjetër, kur në total Bici shënon 32 pikë, sepse përveç 29 pikëve me sulm ka dhe dy shërbime të realizuara dhe një bllok me pikë, atëherë ka rikuperuar të gjitha ato çka ne i kemi falur Bjellorusisë. Sepse në 4 sete Bjellorusia ka shënuar 94 pikë prej të cilave 64 pikë vetë,

Kurse 30 pikë kanë ardhur nga gabimet tona. Pra “qari” dhe “qederi” kanë qenë pjesë e lojës së legjendës së kombëtares shqiptare Erblira Bici, që vetë ka shënuar, vetë ka gabuar, e në fund na ka dhuruar një fitore spektakolare, e cila tashmë e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin A të Ligës së Evropës duke shpresuar që kështu do të jemi dhe pas një jave në tokën ruse.

 

Bjellorusi – Shqipëri             1-3

(25-22, 22-25, 24-26, 23-25)

Bjellorusia: Malasai, Klimoviç, Serik, Kapko, Ionava, Kicka, Fedarinçuk (L) / Harelik, Paulava. Trajner: A. Anxhelo Verçesi

Shqipëria: Bici, Tuci, Matoshi, Marina, Arjola Prenga, Thaka, Sejfullai (L) / Ulaj, Sade. Trajner: A. Martiri

Gjyqtarë: V. Vasileiadis (Greqi), I. Vanji (Itali)

Ndihmës: R. Mujo, T. Zguri, E. Dusha, E. Papamihali (Tiranë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh