AlbanianSport.com 26.03.2016 18:05
ASNN – Elbasani ka mundur lehtësisht Flamurtarin në volejboll për femra, në shifrat 3-0, teksa kështu ka siguruar përfundimisht qëndrimin në të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, kurse vlonjatet i kanë dhënë lamtumirën këtij niveli, duke rënë kështu nga kategoria.
Elbasanaset nuk e kanë vënë në diskutim fitoren në këtë ndeshje, e cila foli shumë mirë për ta. Kështu seti i parë u mbyll 25-17 për vendaset. Identik thuajse me të parin është edhe i dyti, por 25-16 për Elbasanin. Në setin e tretë vlonjatet shthuren në lojë dhe munden lehtësisht 25-7 dhe krejt ndeshja 3-0 për Elbasanin.
ELBASANI – FLAMURTARI 3-0
(25-17, 25-16, 25-7)
ELBASANI: Kokuja, Zhorda, Shadini, Garunja, Faqolli, Gjeli (L), Kulla / Bella, Beshiri, Cerriku, Kamolli, Poroçani. Trajnere: R. Garunja
FLAMURTARI: Gjykmeri, Çaushaj, Mezinaj, Isakaj, Pekrizaj, Abedini, Guci / Zenelaj, Meli, Malaj. Trajner: T. Driza
GJYQTARË: E. Preka, Ç. Kojku (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 12-të
(25-30 mars 2016)
Të premten:
Barleti Volej – Skënderbeu 3-0
Partizani – Tirana 0-3
Elbasani – Flamurtari 3-0
Të mërkurën:
Vllaznia – Teuta ora 15:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 12 12 0 36-1 36
- Tirana 12 11 1 34-3 33
- Skënderbeu 12 9 3 27-13 25
- Partizani 12 5 7 15-25 15
- Vllaznia 11 4 7 15-21 13
- Teuta 11 4 7 15-22 13
- Elbasani 12 2 10 8-30 6
- Flamurtari 12 0 12 1-36 0