AlbanianSport.com 26.10.2014 16:35
ASNN – Elbasani ka fituar në 3 sete ndaj Dinamos, duke marrë kështu i vetëm kryesimin e grupit A2, siç njihet ndryshe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra. Vajzat e drejtuara nga trajneri R. Garunja, e kanë dominuar setin e parë, të fituar në shifrat 25-10, por Dinamo është munduar të reagojë në atë të dytin.
Blutë kryeqytetase, të drejtuara nga trajneri Genci Nexhipi, kanë luftuar pikë për pikë në këtë set, por volejbollistet vendase e kanë fituar këtë maratonë 30-28, duke vijuar të dominojnë plotësisht në setin e tretë, të cilin e fitojnë bindshëm, 25-8, dhe të gjithë takimin në shifrat 3-0.
Pas javës së dytë, Elbasani kryeson me pikë të plota, 6, pas dy ndeshjesh të fituara brenda 3 seteve, dhe ndiqet nga Minatori, që është mundur 2-3 në shtëpi nga Vlora, nga Apolonia dhe nga Korabi, që ka fituar në 3 sete ndeshjen e djeshme në shtëpi ndaj fierakeve.
Vlora renditet e parafundit, me 2 pikë, ndërsa, përkundër gjithë historisë dhe traditës së saj në rrjetën shqiptare të femrave, “legjenda” Dinamo mbyll renditjen e nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, me një pikë të vetme, të marrë në këto dy javë të para të këtij sezoni.
ELBASANI – DINAMO 3-0
(25-10, 30-28, 25-8)
ELBASANI: Kokuja, Zhorda, Garunja, Gjini, Faqolli, Poroçani, Shadini / Kamolli, Gjini, Gjeli. Trajnere: R. Garunja
DINAMO: Miraka, Bleta, Nexhipi, Backa, Leka, Demo, Kulla / Hani, Miraka, Skrapalliu, Hasa. Trajner: G. Nexhipi
GJYQTARË: E. Duzha, E. Kurti (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e dytë
(25 tetor 2014)
Korabi – Apolonia 3-0
Minatori – Vlora 2-3
Elbasani – Dinamo 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Elbasani 2 2 0 6-0 6
- Minatori 2 1 1 5-5 3
- Apolonia 2 1 1 3-3 3
- Korabi 2 1 1 3-3 3
- Vlora 2 1 1 3-5 2
- Dinamo 2 0 2 2-6 1