Gjergj Vyshka 21.02.2016 09:20
Trajneri Hasan Gurabardhi e ka parë ndeshjen ndaj Elbasanit si një mundësi për lojtaret rezervë, por paraqitja e tyre la shumë për të dëshiruar. Aq sa tashmë ka vendosur të luajë gjithnjë me titullaret. Duke mbetur gjithnjë te shifrat, pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes ishte Erblina Bici me 16 pikë, ndjekur nga Enkelejda Braho me 12 pikë, Faqolli i Elbasanit me 11 pikë dhe Xhixha me 10 pikë.
Në bllok me nga një mur fitues janë dalluar Bici, Picaku, Hasku të Barleti Volejit, si dhe Kokuja, Faqolli e Kamolli të Elbasani. Dhe në shërbim është fituese Xheka e Barleti Volejit me 4 të sakta, ndjekur nga Braho e Barleti Volejit dhe Kokuja e Elbasanit me 3 të sakta, si dhe Xhelilaj me dy të sakta. Në tërësinë e vet Elbasani është mundur të rivalizojë, sidomos në setin e tretë, kur ka udhëhequr deri 15-16.
Por më pas Barleti Voleji, që më parë i kishte fituar dy setet 25-18 dhe 25-13, duke aktivizuar “artilerinë” e rëndë ia arrin të përmbysë dhe të fitojë 25-20 dhe krejt ndeshjen 3-0. Por ka qenë një fitore pa shkëlqim dhe me shumë gabime, gjë që mbetet për t’u rregulluar në vazhdimin e garës, teksa faza e dytë sapo ka nisur.
Barleti Volej – Elbasani 3-0
(25-18, 25-13, 25-20)
Barleti Volej: Braho, Xheka, Xhixha, Bici, Picaku, Hasku, Fagu (L) / Brati, Xhelilaj, Zeqirllari (L), Shabaku, Celej. Trajner: H. Gurabardhi
Elbasani: Kokuja, Zhorda, Garunja, Shadini, Faqolli, Kamolli, Gjeli (L) / Beshiri, Kulla. Trajnere: R. Garunja
Gjyqtarë: R. Kuka, G. Sakaj (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 8-të
(20-21 shkurt 2016)
Të shtunën:
Barleti Volej – Elbasani 3-0
Vllaznia – Partizani 3-0
Flamurtari – Tirana 0-3
Të dielën:
Teuta – Skënderbeu ora 10:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 8 8 0 24-1 24
- Tirana 8 7 1 22-3 21
- Skënderbeu 7 5 2 15-8 14
- Partizani 8 4 4 12-15 12
- Vllaznia 8 3 5 12-15 10
- Teuta 7 3 4 10-13 9
- Elbasani 8 1 7 4-21 3
- Flamurtari 8 0 8 1-24 0