AlbanianSport.com 11/02/2018 18:00
ASNN – Teuta ka triumfuar në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës me Vllazninë vendëse, por vetëm pas setit final. Ndonëse seti i parë foli tërësisht për volejbollistet shkodrane, të cilat në sajë të një loje mjaft të mirë, si në organizim, ashtu dhe në sulm, teksa fituan 25-12, pjesa tjetër ka qenë një reagim i fortë i durrsakeve.
Të drejtuara nga trajneri i tyre Edmond Jazenxhiu ato spikasin për një mobilizim total në setin e dytë, ku pas disa barazimeve të pikëve të para, shkëputen duke e fituar këtë sete me shifrat 18-25. Entuziazmi i setit të dytë vijon të jetë i pranishëm tek skuadra durrsake edhe në setin e trete.
Set të cilin arrijnë ta fitojnë edhe më lehtësisht, këtë radhë me shifrat 14-25. Vllaznia nuk dorëzohet, por fiton setin e katërt 25-17 dhe gjithçka shkon në setin final, të cilin e fiton Teuta, me shifrat 15-11 dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Ra në sy loja e mirë e Begiçit.
Vllaznia – Teuta 2-3
(25-12, 18-25, 14-25, 25-17, 11-15)
Vllaznia: Petëza, Molla, Picaku, Zhivani, Qershija, Koçeku, Dodani, Çulaj. Trajner: S. Gogo
Teuta: Begiçi, Rexhepi, Avdyliu, Disha, Gashi, Guzina, Jahja, Matoshi, Domi, Çuka. Trajner E. Jazenxhiu
Gjyqtarë: E. Zenullari, A. Shehu (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 8-të
(10 shkurt 2018)
Korabi – Lushnja 0-3
(18-25, 17-25, 23-25)
Barleti Volej – Skënderbeu 3-0
(25-16, 25-13, 25-18)
Vllaznia – Teuta 2-3
(25-12, 18-25, 14-25, 25-17, 11-15)
Tirana – Partizani 0-3
(17-25, 17-25, 15-25)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Barleti Volej 8 8 0 24
- Tirana 8 6 2 18
- Partizani 8 6 2 17
- Teuta 8 5 3 15
- Skënderbeu 8 3 5 9
- Vllaznia 8 2 7 7
- Lushnja 8 1 7 3
- Korabi 8 1 7 3