Gjergj Vyshka 23.10.2014 17:35
Skuadra e tij është mundur në 3 sete nga kampionia në fuqi e volejbollit shqiptar të femrave, Barleti Volej, por trajneri i Flamurtari, Todi Driza, ka deklaruar për “Gazeta e Sportit” se ekipi vlonjat është duke ardhur në rritje.
“Më duhet të them që në ndeshjen e parë ndaj Partizanit kemi qenë të ngarkuar emocionalisht nga përgjegjësia e të luajturit përballë publikut tonë, – ka theksuar ai. – Sot kemi shënuar pikë, por dhe kemi bërë veprime të bukura.”
“Kemi një ndeshje me Tiranën ku duam të bëjmë një tjetër paraqitje dinjitoze, – ka theksuar veterani vlonjat i volejbollit të femrave. – Por objektivi ynë është lënia poshtë në renditje e Studenti, Vllaznisë dhe Skënderbeut.”
“Nëse arrijmë këtë, atëherë jo vetëm që do të mbijetojmë, por do të kemi mundësinë që të kemi dhe sponsor të tjerë”, – ka përfunduar trajneri i ekipit të volejbollit të femrave të Flamurtarit, Todi Driza.