Gjergj Vyshka 04.04.2016 08:50
Kapitenia e bardhebluve në volejboll, Stela Agolli, ka qenë protagoniste e ngjarjes pas ndeshjes, atje ku ka goditur lojtaren e të kuqve, Livia Xhaferri. Sot pasdite mbledhje urgjente e Komisionit të Disiplinës të Federatës.
Derbi Tirana-Partizani ka prodhuar sherr edhe në ndeshjen e volejbollit të të rejave. Gjithçka ka ndodhur në fundin e takimit, në një lojë që nuk ka shkuar më shumë se sa një orë e përfunduar me fitoren e thellë të Tiranës së Rudina Omarit, 3-0.
Dhe për fatin e keq protagoniste e sherrit, të paktën sipas burimeve të mirinformuara të “Sport Ekspresit” pranë gjyqtarit Enri Zenurllarit dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ka qenë kapitenia e Tiranës, Stela Agolli.
Një lojtare e fuqishme, e cila po i shërbente të ardhmes së Tiranës, pasi është aktivizuar me shumë guxim nga trajneri i ekipit të parë, Adrian Gorenxa, të vjen keq që tashmë përflitet përkeq.
Madje ka qenë protagoniste në fitoren e Tiranës së të rejave në Kupën “Admir Mulaj” të mbajtur më 22 mars 2016. Dhe e tillë ka qenë edhe në fitoren e djeshme ndaj Partizanit, 3-0. Por…