Volejboll – Femra / Derbi kryeqytetas, pa ngjyra, Tirana, stërvitje me Partizanin

Share Button

Volejboll-Femra-Tirana-pushim-Gorenxa-2015

Gjergj Vyshka 26.03.2016 13:30

Derbi i kryeqytetit në volejboll për femra mes Tiranës dhe Partizani vijon të jetë krejtësisht pa ngjyra, pa shije e pa asnjë pikë rivalitet. E kjo jo për faj të Tiranës, e cila dhe dje ndeshjen me të kuqet e Roland Tares e ka kthyer në një seancë stërvitore, por për faj të Partizanit, që ende është skuadër e brishtë për të rivalizuar me pretendentët për titull. Shifrat e seteve flasin për diferenca të mëdha të skuadrave, aq sa janë shënuar 32 pikë nga Partizani në total në tre sete kundrejt 75 pikëve të Tiranës.

Në 32 pikë, 16 pikë i ka shënuar vetë skuadra e kuqe, kurse 16 të tjera kanë ardhur nga gabimet e Tiranës. Që do të thotë se bardheblutë kanë falur gjysmën e pikëve të shënuara në total nga Partizani. Në krahun tjetër, Tirana nga 75 pikë në 3 sete ka shënuar 62 vetë, kurse 14 pikë kanë ardhur nga gabimet e të kuqeve. Edhe pse në lojë për skuadrën e Tares janë Reka e Shehu, apo dhe Meçorapoj e Xhaferri, sërisht Tirana nuk lë shteg për diskutime.

Madje edhe kur në fushë nuk është Shkurti, apo Lasku, përsëri skuadrën e Gorenxës e merr përdore Nezaj, që së bashku me Bllokun, Pirrën, Agollin e Tucin, nën organzimin e Hoxhës, arrin të formojë Tiranën bindëse në lojën e saj. Shkëputja nis që në setin e parë 1-6, 2-8, 9-13, 11-25. E njëjta situatë edhe në setin e dytë 6-8, 9-16, 10-20 dhe përfundimi 12-25. I treti ka një Partizan krejtësisht të dorëzuar 3-8, 4-13, 6-16, 7-21, 9-25 dhe përfundimisht 0-3.

Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Klonarda Nezaj e Tiranës me 13 pikë, shoqëruar nga Blloku po e Tiranës me 10 pikë dhe Tuci 8 pikë. Në bllok ka dalë fituese me dy mure fituese Hoxha dhe Pirra e Tiranës, kurse në shërbim Pirra e Tiranës me tre rezultateve, si dhe Hoxha e Blloku me dy. Përfundimisht 3-0 për Tiranën në një seancë stërvitore për bardheblutë.

 

Partizani – Tirana     0-3

(11-25, 12-25, 9-25)

Partizani: Kaçani, Reka, Shehu, Meçorapoj, Xhaferraj, Shaba, Shera (L) / Goxhaj, E. Agolli, Agolli (L), Balla, Fetaj. Trajner: R. Tarja

Tirana: Hoxha, Pirra, Nezaj, Tuci, Agolli, Blloku, Sejfullai (L). Trajner: A. Gorenxa

Gjyqtarë: E. Dusha, K. Agolli (Tiranë)

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Grupi A1

 

Java e 12-të

(25-30 mars 2016)

 

Të premten:

Barleti Volej – Skënderbeu                        3-0

Partizani – Tirana                            0-3

Elbasani – Flamurtari                      3-0

 

Të mërkurën:

Vllaznia – Teuta                               ora 15:00

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Barleti Volej   12        12          0        36-1                36
  2. Tirana             12        11          1        34-3                33
  3. Skënderbeu  12          9          3        27-13              25
  4. Partizani        12          5          7        15-25              15
  5. Vllaznia         11          4          7        15-21              13
  6. Teuta              11          4          7        15-22              13
  7. Elbasani        12          2        10          8-30                6
  8. Flamurtari      12          0        12          1-36                0

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

AlbanianSport.com 13/03/2024 19:20 ASNN – Ka ardhur si një rrufe në qiellin bardheblu, por vetëm

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh