Gjergj Vyshka 11.12.2016 14:35
Nën organizimin perfekt të Kokonozit, Tirana funksionon si një ansambël në dy setet e para. Shkurti e Xhixha, por dhe Gjokutajt me ardhjet e saj nga pas shpinës së organizatores, apo Kushi në pozicionin tre e të bllokueses, shto dhe Shirën e bëjnë Partizanin dhe lojën e të kuqve të pavlefshëm. Shifrat e seteve flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për koment 13-25 dhe 12-25 për Tiranën.
Por atëherë kur pritej një fitore e bardhebluve 3-0, Partizani reagon dhe bardheblutë nisin të shfaqen me sëmundjen e përhershme të mosadministrimit të mirë të situatave kritike. Loja bëhet kaotike, aq sa sulmueset vihen në pozicione gjuajtje edhe kur e kanë bllokun e kundërshtarit përballë, ndërsa befasia është zero. Partizani nën mjeshtërinë e Tucit, por dhe lojës së Bllokut dhe Rekës, apo dhe Pirrës e organizimit të Gongut e përmbys situatën me vështirësi.
25-19 dhe 25-22 dhe tashmë loja është me set final. Shkohet deri në barazimin 14-14 e më pas në pikët e fundit Tirana është më e saktë duke qenë kështu fituesja e derbit, 3-2. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Tuci, e Partizanit, me 24 pikë e ndjekur nga Paloka (Shkurti) e Tiranës me 18 pikë. Në bllok ka dalë fituese ka dalë Gjokuta (Sallaku), e Partizanit, me 4 mure fituese.
Kurse në shërbim Kokonozi (Hoxha), e Tiranës, me 4 rezultative e ndjekur nga Gongo e Partizanit dhe Paloka (Shkurti) e Xhixha e Tiranës, me 3 të tilla secila. Në total, në 5 sete, Partizani ka realizuar 89 pikë prej të cilave 71 pikë vetë, kurse 18 pikë kanë ardhur nga gabimet e bardhebluve. Në anën tjetër, në 5 sete, Tirana ka shënuar 107 pikë prej të cilave 83 pikë vetë, kurse 24 pikë kanë ardhur nga gabimet e të kuqeve.
Për t’u evidentuar janë dhënë dy kartonë të verdhë nga ndërkombëtari Zguri për trajnerin e Partizanit, Tarja, për protestë, si dhe për Tiranën për vonesë loje. Por Tirana e ka merituar suksesin e saj.
Partizani – Tirana 2-3
(13-25, 12-25, 25-19, 25-20, 14-16)
Partizani: Pirra, Tuci, Reka, Matraku, Blloku, Gongo, Shehu (L) / Kole, Agolli, Xhaferraj. Trajner: R. Tarja
Tirana: Kokonozi (Hoxha), Paloka (Shkurti), Sejfullai (L), Xhixha, Shira, Kushi, Gjokuta (Sallaku) / Meta, Shehi, Hoxha. Trajner: A. Gorenxa
Gjyqtarë: E. Zguri, Ç. Kojku (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë 2018
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës eliminatore:
Grupi A
Dita e parë
(2 dhjetor 2016)
Barleti Volej – Lushnja 3-0
(25-17, 25-11, 25-19)
Teuta – Vllaznia 3-0
(25-17, 25-18, 25-19)
Dita e dytë
(3 dhjetor 2016)
Vllaznia – Lushnja 3-2
(22-25, 25-21, 23-25, 25-22, 17-15)
Barleti Volej – Teuta 3-0
(25-19, 25-17, 25-10)
Dita e 3-të
(4 dhjetor 2016)
Teuta – Lushnja 3-0
(25-6, 25-18, 25-20)
Barleti Volej – Vllaznia 3-0
(25-21, 25-18, 25-15)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 3 3 0 9-0 9
- Teuta 3 2 1 6-3 6
- Vllaznia 3 1 2 3-8 2
- Lushnja 3 0 2 2-9 1
Grupi B
Dita e parë
(9 dhjetor 2016)
Tirana – Elbasani 3-0
(25-10, 25-16, 25-0)
Partizani – Skënderbeu 3-0
(25-8, 25-22, 25-14)
Dita e dytë
(10 dhjetor 2016)
Partizani – Elbasani 3-0
(25-15, 25-10, 25-12)
Tirana – Skënderbeu 3-0
(25-20, 25-23, 25-12)
Dita e 3-të
(11 dhjetor 2016)
Skënderbeu – Elbasani 3-0
(25-21, 25-23, 25-22)
Partizani – Tirana 2-3
(13-25, 12-25, 25-19, 25-20, 14-16)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 3 3 0 9-2 8
- Partizani 3 2 1 8-3 7
- Skënderbeu 3 1 2 3-6 3
- Elbasani 3 0 3 0-9 0
Gjysmëfinalet:
Barleti Volej – Partizani
Teuta – Tirana