Gjergj Vyshka 13.01.2017 12:55
Është hedhur dje shorti dhe Shqipëria është në grupin A të Ligës së Evropës në volejboll për femra, teksa do të ketë përballë Bjellorusinë, Finlandën e Austrinë. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor në Bjellorusi.
Ndërkohë grupi B, aty ku janë Francë, Ukraina, Mali i Zi dhe Gjeorgjia, do t’i ketë ndeshjet në Gjeorgji, nga data 16, deri më 18 qershor dhe në Francë, nga data 23, deri më 25 qershor 2016. Grupi C, që ka Sllovakinë, Spanjën, Portugalinë e Suedinë, do të luajë nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Spanjë dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Portugali.
Ajo që bie në sy është pjesëmarrja për herë të parë e Suedisë në Ligën e Evropës për meshkuj e femra. Po kështu janë debutues Ukraina, Austria, Finlanda e Portugalia. Dhe një farë skuadrash janë duke u kthyer në Ligën e Evropës, sikurse po ndodh dhe Gjeorgjinë, e cila së bashku me Azerbajxhanin, është organizatore e Kampionatit Evropian të volejbollit për femra.
Ndërkohë Maqedonia për meshkuj dhe Sllovakia për femra, që janë medaliste të argjendta, teksa vitin e kaluar kanë humbur përballë Estonisë e Azerbajxhanit, do të kërkojnë të përmirësojnë rezultatet. Sa i përket fazës finale nëse asnjë Federatë kombëtare nuk bëhet e gatshme për të pritur këtë fazë, atëherë do të luhet me sistemin vajtje-ardhje derisa të dalin gjysmëfinalistet dhe finalistet.
Shorti i Ligës së Evropës 2017
Volejboll – Femra
Grupi A:
Nr. Skuadra
- Bjellorusia
- Finlanda
- Austria
- Shqipëria
Grupi B:
Nr. Skuadra
- Franca
- Ukraina
- Mali i Zi
- Gjeorgjia
Grupi C:
Nr. Skuadra
- Sllovakia
- Spanja
- Portugalia
- Suedia