ASNN – Vllaznia në volejboll për femra e ka nisur shumë mirë kampionatin e sivjetëm, ndërsa dje ka regjistruar fitoren e 3-të në 4 javë. Madje është një fitore surprizë, sepse ka mundur Partizanin, që është pretendent për titull.
Ai që ka mbajtur në ankth ishte seti i parë, që Vllaznia e ka fituar në pikët shtesë 26-24. Është kundërpërgjigjur Partizanin, që ka fituar të dytin 25-23. Vllaznia nuk lëshon fiton setin e tretë 25-21.
Dhe atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte në favorin e Vllaznisë 3-1, Partizani rrëmben setin e katërt 16-25. I ekuilibruar seti final, që në fund është në favor të kuqebluve, 15-13 dhe krejt ndeshja 3-2.
Një fitore që për trajneren shkodrane Sadije Goga u arrit me kontributin e të gjithë lojtareve, por që më tepër veçon pasuesen Antoneta Molla, si dhe Picakun, Vistarajn dhe Petezën
Vllaznia – Partizani 3-2
(26-24, 23-25, 25-21, 16-25, 15-13)
Vllaznia: Petëza, Zhivani, Molla, Picaku, Koçeku, Qershia, Vistaraj (L), Kiri (L) / Dodani, Çulaj, Gjethinaj. Trajnere: S. Goga
Partizani: Matraku, Tuci, Reka, Sulko, Kole, Shera, Shehu (L) / Pira, Blloku, Meçorapoj, Xhaferaj, Agolli. Trajner: R. Tarja
Gjyqtarë: K. Agolli, E. Zguri (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 4-t:
(22 tetor 2016)
Vllaznia – Partizani 3-2
Tirana – Lushnja 3-1
Skënderbeu – Barleti Volej 0-3
Teuta – Elbasani 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 4 4 0 12-0 12
- Teuta 4 4 0 12-2 11
- Vllaznia 4 3 1 9-8 7
- Partizani 4 2 2 8-7 7
- Tirana 4 2 2 8-7 7
- Skënderbeu 4 1 3 5-10 4
- Lushnja 4 0 4 3-12 0
- Elbasani 4 0 4 1-12 0