Gjergj Vyshka 30.10.2016 13:05
Barletit Volej, kampione në fuqi e volejbollit të femrave, i ka hasur “sharra në gozhdë” me Teutën. Aq sa skuadrës së trajnerit Hasan Gurabardhi i është dashur seti final për të dalë triumfatore nga një duel me durrsaket e homologut Edmond Jazenxhiu, të cilat dje kanë merituar më shumë.
Sepse kanë përmbysur nga 0-2 në 2-2 dhe setin final e kanë humbur me pikë të vogla. Për t’u evidentuar është dhe kundërshtime të gjykimit të lojë nga ana e trajnerit durrsak, Jazenxhi, i cili, në momente gjaknxehtësie nuk ka munguar të ofendojë duke përdorur termin “qorr”.
Ndonëse si gjyqtari kryesor, ashtu dhe njëri prej ndihmësve të tij mbanin syze optike, kjo nuk i pengoi ta bënin mirë detyrën e tyre. E për rrjedhojë ka ardhur kartoni i verdhë për trajnerin durrsak. E nëse është vënë në diskutim gjykimi i dyshes Dusha-Gjuzi, apo dhe ndihmësve Bejko e Fortuzi ka ardhur për faktin se kampionet e kanë vështirësuar lojën e tyre për shkak gabimesh.
Gjë që e ka tërbuar Gurabardhin, që sidoqoftë nuk ka qenë i kënaqur me lojën e të tijave. Ndonëse Barleti Volej i ka fituar dy setet e para, Teuta është kundërpërgjigjur, duke i marrë dy të tjerët. Por, në setin final Barleti Volej është gjithnjë në epërsi, derisa pas gati dy orësh ka fituar 15-10 dhe 3-2.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 5-të
(29 tetor 2016)
Të shtunën:
Lushnja – Skënderbeu 3-2
Elbasani – Vllaznia 0-3
Barleti Volej – Teuta 3-2
Partizani – Tirana 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 5 5 0 15-2 14
- Teuta 5 4 1 14-5 12
- Vllaznia 5 4 1 12-8 10
- Partizani 5 3 2 11-8 10
- Tirana 5 2 3 9-10 7
- Skënderbeu 5 1 4 7-13 5
- Lushnja 5 1 4 6-14 2
- Elbasani 5 0 5 1-15 0