Gjergj Vyshka 05.02.2015 07:25
Kampionet dhe fitueset në fuqi të trofeut të dytë më të rëndësishëm kalojnë lehtë Partizanin. Bardheblutë heqin “të zinjtë e ullirit” me durrsaket e Jazenxhiut, ndeshja zgjidhet me set të pestë.
Barleti Volej-Tirana është finalja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, ndërsa është një duel që përsëritet për herën e tretë radhazi. Një herë kanë fituar bardheblutë e Gorenxës dhe një herë vajzat e Gurabardhit.
Kurse tarafleksi i volejbollit shtruar në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” duket se do të nxjerrë një finale interesante, ndonëse gjysmëfinalet e djeshme kanë qenë të lodhshme për të dyja finalistet.
Veçanërisht për Tiranën, e cila ka hequr të “zinjtë e ullirit me Teutën, teksa ndeshja është zgjidhur në setin e 5-të, quajtur ndryshe seti final. E megjithatë të dyja gjysmëfinalet kanë tërhequr vëmendjen e shikuesve, sikurse ka ndodhur dhe me televizionet.