Volejboll – Femra / Barleti Volej-Tirana 3-0, radiografia e një finaleje

Share Button

Gjergj Vyshka 03.03.2017 14:35

Barleti Volej i ka bërë 6 Kupa të Shqipërisë, ndërsa dje pasdite, në një ndeshje thuajse pa histori, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ka mundur Tiranën 3-0. Pikët e para të setit janë të barabarta deri në pushimin e parë teknik, që e gjen Barletin Volej në epërsi 8-6. Madje skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi është shkëputur deri në 10-7, aty ku homologu i tij bardheblu, Adrian Gorenxa, merr pushimin e parë.

Dhe Tirana kthen në lojë e afrohet në 14-13, barazon në 15-15 dhe në pushimin e dytë teknik janë bardheblutë në epërsi 15-16. E megjithatë Barleti Volej kthen në 20-18 dhe fiton setin e parë 25-20. Seti i dytë është “kopje” i të parit, por në kahe të kundërta. Sepse në pushimin e parë teknik është Tirana në epërsi 7-8, në të dytin Barleti Volej 16-14.

E më pas, edhe për shkak të gabimeve të Tiranës, skuadra e Gurabardhit shkëputet në 17-14, 19-14, 21-18, 22-20 dhe 25-20. Në setin e tretë, Tirana është krejtësisht e dorëzuar dhe Barleti Volej fiton me lehtësi 25-11 dhe krejt ndeshjen 3-0. Shënuesja më e mirë e ndeshjes është Enkelejda Braho dhe Fatbardha Picaku e Barletit Volejit, me 14 pikë secila, si dhe Klejda Shkurti e Tiranës, me 10 pikë.

Në bllok ka dalë fituese Jona Gjokutaj (Sallaku) e Tiranës me katër mure të suksesshme, e ndjekur nga Sara Hasku e Barletit Volejit, me dy mure të suksesshme. Në shërbim, është dalluar Eleni Bego e Barleti Volejit, si dhe Klejda Shkurti dhe Jona Gjokuta (Sallaku) të Tiranës, me nga dy rezultative secila.

 

Barleti Volej – Tirana            3-0

(25-20, 25-20, 25-11)

Barleti Volej: Xheka, Braho, Hasku, Tuci, Fagu (L), Bego, Picaku / Xhelilaj, Veraj. Trajner: H. Gurabardhi

Tirana: Kokonozi (Hoxha), Sejfullai (L), E. Meta, Xhixha, Kushi, Paloka (Shkurti), Gjokuta (Sallaku) / Ahmetaj, Shehi. Trajner: A. Gorenxa

Gjyqtarë: A. Shehu, E. Zenullari (Tiranë)

Ndihmës: K. Tota, A. Nurja (Tiranë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh