Gjergj Vyshka 06.02.2015 13:45
Në setin e parë Barleti Volej është gjithnjë në avantazh. 6-2, 12-8, 16-11, 16-14, 24-19 dhe në fund 25-19. Në të dytin sërish është Barleti gjithnjë në udhëheqje të rezultatit 7-3, 12-9. Dhe barazimi i parë është shënuar në rezultatin 13-13. Madje Tirana arrin të dalë në avantazh 17-19. Barazohet dhe një herë rezultati 23-20 dhe në fund sërish fiton skuadra e Gurabardhit 25-22.
I treti atje ku Tirana nuk ka pasur asgjë për të humbur ka nisur me një lojë të mirë dhe të fortë të bardhebluve që kanë kryesuar deri në 13-14. Ka kthyer Barleti Volej. Por ka dhe një ngërç në rezultatin 24-21. Pushimi i Gurabardhi sjell në kthimin e skuadrës në lojë pikën e 25-të dhe fitoren e ndeshjes 3-0. Gëzimi është i madh, ndërsa bashkë me skuadrën ka festuar dhe presidenti i Barleti Volejit, Gafurr Duda.
Kupën kapitenes së Barleti Volejit, Enkelejda Brahos, ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Adrian Doçi. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Bici e Barleti Volejit me 15 pikë, e ndjekur nga Nezaj e Barleti Volejit me 13 pikë, si dhe Braho e Barleti Volejit me 10 pikë. Tek Tirana me nga 9 pikë secila janë më të mirat Vujadinoviç e Thaka.
Në bllok ka dalë fituese Thaka e Tiranës me pesë mure fituese e ndjekur nga Nezaj e Barletit Volej me katër mure fituese. Në shërbim ka dalë fituese malazezja e Tiranës me tre të sakta. Në total Barleti Volej në tre sete ka realizuar 75 pikë, prej të cilave 62 vetë, kurse 13 kanë ardhur nga gabimet Tiranës. Në krahun tjetër Tirana në tre sete në total pati 62 pikë, prej të cilave 47 pikë i ka realizuar vetë, kurse 15 pikë kanë ardhur nga gabimet e skuadrës së Gurabardhit.
Që do të thotë se të dy skuadrat mesatarisht kanë falur në të tre setet 4-5 pikë.
Barleti Volej – Tirana 3-0
(25-19, 25-22, 25-21)
Barleti Volej: Braho, Nezaj, Harxhi, Bici, Tuci, A. Gjermeni, Fagu (L) / J. Gjermeni. Trajner: H. Gurabardhi
Tirana: Vujadinoviç, Thaka, Pira, Matoshi, Vokrri, Prenga, Meta (L) / Blloku, Hoxha. Trajner: A. Gorenxa
Gjyqtarë: Ko. Gjoka, A. Telo (Tiranë)
Asistente: T. Kacadei. G. Zuna (Durrës)