AlbanianSport.com 04.12.2014 11:15
Barleti Volej dhe Teuta e kanë nisur ditën e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë me fitore dhe pa shumë probleme. Skuadra e Hasan Gurabardhit, por dhe ajo e Edmond Jazenxhiut, jo vetëm që kanë fituar pastër 3-0, por dhe i kanë përfunduar ndeshjet e tyre brenda një ore.
Në setin e parë, kampionet në fuqi të volejbollit shqiptar për femra kanë fituar thellësisht, 25-14. Është munduar të reagojë Elbasanit, por kuptohet që e ka pasur të pamundur, ndërsa Barleti Volej i ka fituar të dy setet 25-19 dhe 25-17 e në përfundim 3-0.
Ndërkohë që Teuta, edhe pse korçaret kanë kërkuar të reagojnë, nuk kanë lëshuar “pe”, por kanë fituar tre setet dhe në përfundim 3-0. Dita e dytë e gjysmëfinaleve sjell përballjet Elbasani-Skënderbeu dhe Barleti Volej-Teuta.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i i ndeshjeve në grupe:
Grupi A
- Barleti Volej
- Teuta
- Skënderbeu
- Elbasani
Dita e parë
(3 dhjetor 2014)
Barleti Volej – Elbasani 3-0
(25-14, 25-19, 25-17)
Teuta – Skënderbeu 3-0
(25-18, 25-16, 25-18)
Dita e dytë
(4 dhjetor 2014)
Elbasani – Skënderbeu ora 15:00
Barleti Volej – Teuta ora 17:00
Dita e tretë
(5 dhjetor 2014)
Barleti Volej – Skënderbeu ora 14:00
Teuta – Elbasani ora 16:00
Grupi B
- Tirana
- Partizani
- Vllaznia
- Apolonia
Dita e parë
(11 dhjetor 2014)
Tirana – Apolonia ora 15:00
Partizani – Vllaznia ora 17:00
Dita e dytë
(12 dhjetor 2014)
Vllaznia – Apolonia ora 15:00
Tirana – Partizani ora 17:00
Dita e tretë
(13 dhjetor 2014)
Partizani – Apolonia ora 14:00
Tirana – Vllaznia ora 16:00