Gjergj Vyshka 05.12.2016 11:15
Barleti Volej dhe Teuta janë të kualifikuarat e grupit A në Kupën e Shqipërisë në Volejboll për Femra, ndeshje të cilat për 3 ditë radhazi janë luajtur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.
Nëse Barleti Volej e kishte siguruar vendin e parë, gjë të cilën e vërtetoi dhe me fitoren e djeshme ndaj Vllaznisë, 3-0, për Teutën është dashur dhe ndeshja me Lushnjën për vendin e dytë.
Skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi ka luajtur thjesht sikur të ishte një seancë stërvitore, ndërsa i ka fituar setet 25-21, 25-18 dhe 25-15. E mandej Teuta ka dhënë “leksion” ndaj Lushnjës, kur ka fituar 3-0, ndërsa setet i ka fituar 25-6, 25-18 dhe 25-20.
Përfundimisht Barleti Volej dhe Teuta janë të kualifikuarat e grupit A për në gjysmëfinale, kurse në fundjavë në Sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet do të luhen ndeshjet e grupit B, atje ku janë Tirana, Partizani, Elbasani dhe Skënderbeu.
Kupa e Shqipërisë 2018
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës eliminatore:
Grupi A
Dita e parë
(2 dhjetor 2016)
Barleti Volej – Lushnja 3-0
(25-17, 25-11, 25-19)
Teuta – Vllaznia 3-0
(25-17, 25-18, 25-19)
Dita e dytë
(3 dhjetor 2016)
Vllaznia – Lushnja 3-2
(22-25, 25-21, 23-25, 25-22, 17-15)
Barleti Volej – Teuta 3-0
(25-19, 25-17, 25-10)
Dita e 3-të
(4 dhjetor 2016)
Teuta – Lushnja 3-0
(25-6, 25-18, 25-20)
Barleti Volej – Vllaznia 3-0
(25-21, 25-18, 25-15)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 3 3 0 9-0 9
- Teuta 3 2 1 6-3 6
- Vllaznia 3 1 2 3-8 2
- Lushnja 3 0 2 2-9 1
Grupi B
Skuadrat pjesëmarrëse:
- Tirana
- Elbasani
- Partizani
- Skënderbeu
Dita e parë
(9 dhjetor 2016)
Tirana – Elbasani ora 15:00
Skënderbeu – Partizani ora 17:00
Dita e dytë
(10 dhjetor 2016)
Elbasani – Partizani ora 15:00
Tirana – Skënderbeu ora 17:00
Dita e 3-të
(11 dhjetor 2016)
Skënderbeu – Elbasani ora 15:00
Partizani – Tirana ora 17:00