AlbanianSport.com 04.12.2014 09:20
ASNN – Janë luajtur mbrëmë ndeshjet e treta dhe të fundit në grupin B të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, dhe të dyja ndeshjet janë mbyllur në të njëjtin mënyrë, brenda 3 seteve.
Barleti Volej, që e kishte siguruar që në ndeshjen e dytë kualifikimin për në fazën finale të Kupës së Shqipërisë, teksa pati mundur Teutën, e ka mbajtur zero shifrën e seteve të humbur, teksa dje, në harkun kohor të një ore, ka fituar 3-0 me Skënderbeun.
Kurse durrsakët patë edhe një shans të fundit, kur u ndeshën me Elbasanin. E lehtë dhe e shpejtë ka qenë edhe fitorja e Teutës, e cila për një orë e ka përfunduar ndeshjen me rezultatin e pastë, 3-0, në favor të saj.
Në përfundim Barleti Volej dhe Teuta janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë, që kualifikohen nga grupi A, ndërsa grupi B, ku do të përballen me njëra-tjetrën Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Apolonia, i zhvillon ndeshjet gjatë periudhës 3-ditore 11 dhjetor-13 dhjetor 2014.
.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i i ndeshjeve në grupe:
Grupi A
- Barleti Volej
- Teuta
- Skënderbeu
- Elbasani
Dita e parë
(3 dhjetor 2014)
Barleti Volej – Elbasani 3-0
(25-14, 25-19, 25-17)
Teuta – Skënderbeu 3-0
(25-18, 25-16, 25-18)
Dita e dytë
(4 dhjetor 2014)
Elbasani – Skënderbeu 0-3
(19-25, 14-25, 24-26)
Barleti Volej – Teuta 3-0
(25-15, 25-21, 25-16)
Dita e tretë
(5 dhjetor 2014)
Barleti Volej – Skënderbeu 3-0
(25-7, 25-19, 25-14)
Teuta – Elbasani 3-0
(25-18, 25-18, 25-20)
Grupi B
- Tirana
- Partizani
- Vllaznia
- Apolonia
Dita e parë
(11 dhjetor 2014)
Tirana – Apolonia ora 15:00
Partizani – Vllaznia ora 17:00
Dita e dytë
(12 dhjetor 2014)
Vllaznia – Apolonia ora 15:00
Tirana – Partizani ora 17:00
Dita e tretë
(13 dhjetor 2014)
Partizani – Apolonia ora 14:00
Tirana – Vllaznia ora 16:00