Gjergj Vyshka 26.03.2017 15:35
Barleti Volej e ka pasur një seancë stërvitore dje ndeshjen me Elbasanin, ndërsa Gurabardhi ka pasur mundësinë të aktivizojë të gjitha ato lojtare që kanë luajtur shumë pak gjatë sezonit.
Mirëpo në momente të caktuara ka qenë i pakënaqur, sepse vërejtur dhe nga pikët e grumbulluara në total nga Elbasani, 35 pikë në total, 20 vetë elbasanaset, 15 pikë nga gabimet e kryesueseve, atëherë Barleti Volej ka falur shumë.
Madje është një pikë më shumë se sa Elbasani, që ka falur 14 pikë, ndërkohë që Barleti Volej, kampione në fuqi, ka shënuar 61 pikë dhe 75 pikë në total. 25-14, 25-12 dhe 25-9 kanë qenë shifrat përkatëse të seteve dhe, në total, 3-0.
Shënuesja më e mirë e ndeshjes ishte Braho e Barletit Volejit, me 12 pikë, e ndjekur nga Malvina Tuci dhe Bego, po të Barleti Volejit, me nga 9 pikë secila. Në bllok ka dalë fituese Çaushaj e Barletit Volej me 3 mure të suksesshme.
Ajo është ndjekur nga Tuci i Barletit Volejit, me dy të tilla, si dhe Poroçani i Elbasanit, me dy të tilla. Në shërbim ka dalë fituese Tuci, me 5 rezultativë. Përfundimisht 3-0 për Barletin Volej në një ndeshje stërvitore me Elbasanin.
Barleti Volej – Elbasani 3-0
(25-14, 25-12, 25-9)
Barleti Volej: Braho, Xheka, Picaku, Fagu (L), Veraj, Hasku, Tuci / Shabaku, Brati, Bego, Çaushaj, Neli, Ligaj. Trajner: H. Gurabardhi
Elbasani: Zhorda, Shadini, Kokuja, Poroçani, Beshiri, Bello (L), Cërriku / Kotorri, Xhufka. Trajnere: R. Garunja
Gjyqtarë: K. Agolli (Tiranë), R. Tafili (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 13-të
(25 mars 2017)
Tirana – Vllaznia 3-0
Partizani – Skënderbeu 3-0
Teuta – Lushnja 3-0
Barleti Volej – Elbasani 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 13 13 0 39-6 37
- Teuta 13 10 3 35-13 31
- Partizani 13 10 3 33-14 30
- Tirana 13 7 6 27-19 23
- Vllaznia 13 6 7 20-27 16
- Lushnja 13 4 9 15-30 11
- Skënderbeu 13 2 11 11-34 8
- Elbasani 13 0 13 1-39 0