Thuajse brenda një ore ka fituar Barleti Volej në Shkodër, që nuk ka toleruar në asnjë aspekt në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1.
Madje e ka pasur si ndeshje stërvitore përpara kryesfidës me Tiranën, e cila do të luhet të shtunën e ardhshme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe që do të shënojë fundin e fazës së dytë.
Që në setin e parë janë të dukshme diferencat, ndërsa Barleti Volej ka fituar 25-10. Në dy të tjerat edhe duke futur rezervat, Vllaznia ka shënuar disa pikë më shumë. Por në fund është përsëri Barleti Volej që fiton 25-18 dhe 25-20 dhe krejt ndeshjen 3-0.
Vllaznia – Barleti Volej 0-3
(10-25, 18-25, 20-25)
Vllaznia: Sh. Molla, Zhivani, Qershia, Koçeku, L. Picaku, Petëza,Vistaraj / Kiri, Kraja, Rranza, A. Molla. Trajnere: S. Gogaj
Barleti Volej: Braho, Xheka, Tuci, Xhixha, Bici, Thaka, Zeqirllari / Fagu, F. Picaku, Brati. Trajner: H. Gurabardhi
Gjyqtarë: E. Zenullari, A. Shehu (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 13-të
(2 prill 2016)
Të shtunën:
Vllaznia – Barleti Volej 0-3
Flamurtari – Partizani 0-3
Tirana – Skënderbeu 3-0
Të hënën:
Teuta – Elbasani
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 13 13 0 39-1 39
- Tirana 13 12 1 37-3 36
- Skënderbeu 13 9 4 27-16 25
- Partizani 13 6 7 18-25 18
- Vllaznia 13 5 8 18-26 15
- Teuta 12 4 8 17-25 14
- Elbasani 12 2 10 8-30 6
- Flamurtari 13 0 13 1-39 0