Gjergj Vyshka 17.04.2016 15:20
Barleti Volej ka siguruar vendin në finalen për titullin “kampion” në volejboll për femra pa shumë stres e lodhje.
Madje ka pasur një tjetër impenjim tek skuadra e Jazenxhiut, e cila pas disa javësh mungesë ka kthyer në lojë organizatoren Saliu.
E megjithatë Barleti Volej nuk toleron. Luan me titullaret Braho, Bici, Tuci, Xheka, Thaka, Xhixha, Fagu, por pa harruar edhe Bratin, Picaku, Haskun, Zenurllarin etj.
Dhe për rrjedhojë diferencat kanë qenë të mëdha. Gjë që e demonstrojnë edhe shifrat e seteve 12-25, 9-25, 12-25. Dhe në përfundim 3-0.
Teuta – Barleti Volej 0-3 (0-2)
(12-25, 9-25, 12-25)