AlbanianSport.com 23.10.2014 11:05
ASNN – Janë luajtur dje ndeshjet e javës së 6-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, dhe në takimin më të rëndësishëm, kampionia në fuqi, Barleti Volej, ka triumfuar në sfidën me rivalen e deritanishme, Tiranën, duke i mundur bardheblutë në 4 sete dhe duke u shkëputur e vetme në krye të renditjes.
Me 21 pikë, universitaret janë “kampione dimri” në përfundim të kësaj faze të parë të sezonit të rregullt, dhe ndiqen nga Tirana me 17 pikë dhe Partizani, me një pikë më pak. Të kuqet e trajnerit Roland Tarja triumfuan në 3 sete në ndeshjen e djeshme ndaj Teutës, e cila nga ana e saj mbetet në vendin e katërt, dhe të fundit që të çon në “play-off”, me 12 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 7-të
(22 nëntor 2014)
Skënderbeu – Studenti 3-0
Vllaznia – Flamurtari 3-0
Partizani – Teuta 3-0
Barleti Volej – Tirana 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 7 7 0 21-2 21
- Tirana 7 6 1 19-5 17
- Partizani 7 5 2 17-7 16
- Teuta 7 4 3 13-9 12
- Skënderbeu 7 3 4 10-13 9
- Vllaznia 7 2 5 7-16 6
- Flamurtari 7 1 6 3-20 2
8. Studenti 7 0 7 2-21 1