AlbanianSport.com 22/09/2018 19:50
ASNN – Në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në kryeqytet është zhvilluar sonte finalja e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për femra, aty ku Barleti Volej është shpallur fituese, pasi ka mposhtur Partizanin në 4 sete, duke u hakmarrë për dështimin përballë të kuqeve të trajnerit Roland Tarja, që sezonin e shkuar e fituan si kampionatin, ashtu edhe Kupën e Shqipërisë.
Seti i parë është fituar me lehtësi nga volejbollistet e Barletit pasi “Partizani i ri” nuk u shfaq rivalizues, teksa përfundoi në rezultatin 25-10. Në setin e dytë ka një zgjim të Partizanit dhe, pas pikës së 15-të, Barleti Volej e humbi përqendrimin. Skuadra e Tares përfitoi, duke e fituar setin 25-20. Seti i tretë nisi i barazpeshuar, por me një dominim të lehtë të ekipit të trajnerit Hasan Gurabardhi.
Barleti Volej merr revansh dhe e fiton setin 25-13. Seti i tretë rezultoi seti më i bukur pasi Partizani tentoi përmbysjen ndërsa Barleti kërkoi të merrte kupën që në këtë set dhe ja doli me rezultat 25-17. Kështu, vajzat e Hasan Gurabardhit ngriten Kupën e Federatës në “Feti Borova” me rezultat të përgjithshëm 3-1.