Gjergj Vyshka 26.09.2016 11:35
Përsëri Barleti Volej tek femrat, por Gurabardhi është i pakënaqur me titullaret. Përsëri Barleti Volej në emrin e trofeve kombëtar të volejbollit të femrave, ndërsa dje ka për të sajën për të tretën herë radhazi. Dhe përsëri ka mundur Tiranën, këtë herë pastër 3-0, por trajneri i kampioneve në fuqi Hasan Gurabardhi nuk është i kënaqur me titullaret e tij.
Ka vlerësuar lojën e të rejave Picaku, Bego e Hasku, por ndoshta dhe për ta karikuar ka pasur vërejtje për lojën e Brahos, Xhekës e Fagut. E megjithatë Barleti Volej është fituese. Në setin e parë Tirana është shkëputur 1-5, 6-8, por më pas kthen Barleti Volej 16-14, 17-14, 22-18 dhe në fund 25-21. Seti i dytë ka nisur më mirë për Barletin, që kryeson 8-5, 10-5, 15-10, 16-10, 18-15, 20-15 dhe në fund 25-21.
Seti i tretë nis me epërsinë e Tiranës, që ka kryesuar deri në 12-14 dhe më pas ka kthyer Barleti Volej në 16-15, 19-17 dhe në fund 25-17. Kupën skuadrës fituese ia ka dorëzuar zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Braho e Barletit Volej, me 19 pikë, e ndjekur nga Bego e Barletit, me 11 pikë, si dhe Paloka (Shkurti) e Tiranës, me 10 pikë.
Në bllok ka dalë fituese Tuci e Barletit Volej, me 4 mure fituese, Xhixha e Tiranës, me 3 mure fituese, si dhe Kushi e Tiranës me 3 mure fituese. Në shërbim, Tuci e Hasku të Barletit Volej me dy rezultative. Përfundimisht Barleti Volej është fituese e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Barleti Volej – Tirana 3-0
(25-21, 25-21, 25-19)
Barleti Volej: Xheka, Fagu (L), Braho, Bego, Picaku, Hasku, Tuci / Xhelilaj, Ligaj, Brati. Trajner: H. Gurabardhi
Tirana: Paloka (Shkurti), Sejfullai (L), Xhixha, Gjokutaj (Sallaku), Hoxha, Kushi, Meta / Kokonozi (Hoxha), Agolli. Trajner: A. Gorenxa
Gjyqtarë: A. Shehu, E. Zenullari (Tiranë)