Gjergj Vyshka 17.12.2015 17:05
Barleti Volej, jo vetëm kampione në fuqi e volejbollit të femrave, por dhe fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë, dje e ka hipotekuar kalimin për në fazën gjysmëfinale. Sepse ka mundur në ndeshjen direkte rivalin kryesore në grupin A, Teutën, madje pastër, 3-0.
Vetëm në setin e parë ka pasur vështirësi për vajzat e trajnerit Hasan Gurabardhi, të cilat gjithsesi ia kanë dalë të jenë fituese, 25-20. Më pas të dy setet e tjera janë fituar me të njëjtin rezultat nga Barleti Volej, 25-17.
Që do të thotë se Teuta tashmë e ka lënë për ndeshjen e fundit ndaj Elbasanit kalimin në gjysmëfinale. Ndërkohë Skënderbeu ka arritur të fitojë me Elbasanit, që duket se është kthyer në “tabelë qitjeje” për grupin A.
Në përfundim 3-0 për korçaret, me shifrat 25-12, 25-21 dhe 25-9, por që nuk i mjafton për të hedhur atë hapin historik të kalimit në gjysmëfinale. Sepse janë mundur në ndeshjen e parë nga Teuta, 3-0.
Tashmë ndeshja Barleti Volej-Skënderbeu vlen thjesht për kalendar, kurse Teuta-Elbasani vlen për gjysmëfinale. E para luhet sot, duke nisur nga ora 16:00 dhe e dyta duke nisur nga ora 18:00
Elbasani – Skënderbeu 0-3
(12-25, 21-25, 9-25)
Barleti Volej – Teuta 3-0
(25-20, 25-17, 25-17)
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës çerekfinale
Grupi A
(“Ramazan Njala” – Durrës)
Të martën:
Barleti Volej – Elbasani 3-0
Teuta – Skënderbeu 3-0
Të mërkurën:
Elbasani – Skënderbeu 0-3
Barleti Volej – Teuta 3-0
Të enjten:
Skënderbeu – Barleti Volej ora 16:00
Teuta – Elbasani ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 2 2 0 6-0 6
- Teuta 2 1 1 3-3 3
- Skënderbeu 2 1 1 3-3 3
- Elbasani 2 0 2 0-6 0