Gjergj Vyshka 19.02.2017 21:45
Kampionet në fuqi të rrjetës, edhe pse me vështirësi, ia kanë dalë të triumfojnë përsëri ndaj të kuqeve të Roland Tares. Kryesimi nuk cënohet. Barleti Volej e ka udhëhequr gjatë gjithë kohës setin e parë 8-6, 11-16, 16-12, 19-12 dhe në fund 25-15. Seti i dytë nis keq për Barleti Volejin që në shërbimin e parë dhe Partizani ka marrë menjëherë “frenat” e lojës në dorë; 1-5, 4-8, 11-11, 12-16, 16-19, 21-24. Madje Barleti Volej është afruar deri në 23-24 dhe pika e 25-të për Partizani ka ardhur pas gjuajtjes së Picakut jashtë.
Seti i tretë është me të njëjtat ngjyra e shifra si i pari, 25-15 për Barletin Volej. I katërti është luajtur pikë më pikë, Barleti Volej me dëshirën për ta mbyllur ndeshjen dhe Partizani për ta çuar në setin final. 7-8 për Partizanin në pushimin e parë teknik, 16-14 për Barletin Volejin në pushimin e dytë teknik, 17-16, 18-20, 23-22 dhe në fund 25-23 për Barletin Volejin dhe 3-1. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes ka qenë Braho e Barleti Volejit me 21 pikë, e ndjekur nga Blloku dhe Esmeralda Tuci të Partizanit, me nga 15 pikë secila.
Në bllok ka dalë fituese Malvina Tuci dhe Çaushaj me 3 mure të forta, të ndjekura nga Braho e Picaku të Barletit Volej me dy të tilla, si dhe Matraku e Partizanit, po me dy. Në shërbim ka dalë fituese Braho e Barletit Volej me 6 rezultative, e ndjekur nga Matraku e Partizanit, me 4 të tilla. Në total, në 4 sete, Barleti Volej ka shënuar 98 pikë, prej të cilave 73 pikë vetë, kurse 25 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit, që kështu ka falur një set. Në anën tjetër, në 4 sete Partizani ka realizuar në total 78 pikë prej të cilave 54 pikë vetë.
Kurse 24 pikë, thuajse një set, kanë ardhur nga gabimet e Barletit Volejit, që kështu vetëm në dy sete që i ka fituar 25-15 ka arritur të dominojë mbi kundërshtarin. Në të tjerat, loja e kampioneve, megjithëse kanë fituar, ishte pa shkëlqim.
Barleti Volej – Partizani 3-1
(25-15, 23-25, 25-15, 25-23)
Barleti Volej: Xheka, M. Tuci, Bego, Fagu (L), Braho, Picaku, Çaushaj / Xhelilaj, Brati. Trajner: H. Gurabardhi
Partizani: Ortega, Blloku, Shehu (L), Reka, E. Tuci, Matraku, Pirra / Meçorapoj, Gongo. Trajner: R. Tarja
Gjyqtarë: I. Fështi (Tiranë), G. Zuna (Durrës)
Ndihmës: E. Papamihali, L. Nurçe (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 9-të
(18-19 shkurt 2017)
Të shtunën:
Teuta – Skënderbeu 3-0
Elbasani – Tirana 0-3
Barleti Volej – Partizani 3-1
Të dielën:
Lushnja – Vllaznia ora 13:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 9 9 0 27-4 26
- Teuta 9 7 2 24-9 21
- Partizani 9 6 3 21-12 19
- Tirana 9 5 4 19-13 16
- Vllaznia 8 5 3 16-14 13
- Lushnja 8 2 6 9-20 5
- Skënderbeu 9 1 8 7-25 5
- Elbasani 9 0 9 1-27 0