Gjergj Vyshka 03.03.2017 09:35
Skuadra e Hasan Gurabardhit, teksa ka mundur në finale Tiranën, pastër 3-0, vazhdon të jetë fituese e këtij trofeu, sikurse dhe kampionatit. Barleti Volej i ka bërë 6 Kupa të Shqipërisë, ndërsa dje pasdite, në një ndeshje thuajse pa histori, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ka mundur Tiranën 3-0.
Madje Barleti Volej, edhe duke i pasur katër Kupa të Shqipërisë radhazi, vijon të jetë fituese në fuqi e këtij trofeu. Sikurse është edhe e kampionatit, apo dhe e Kupës së Shqipërisë, ndërsa kjo është ndeshja e katërt e këtij sezoni që Barleti Volej fiton 3-0 ndaj Tiranës.
Dhe pavarësisht ndonjë gabimi, që janë normale për një finale, Barleti Volej e ka fituar këtë trofe falë emrit, po pse jo dhe falë fitoreve në seri që ka prej vitesh, teksa humbja e fundit është më 9 prill 2016 po nga Tirana 3-1, në kampionat, Kupë Shqipërie dhe Kupë Federate.
Në total, në 3 sete, Barleti Volej ka shënuar 75 pikë prej të cilave 60 pikë vetë, kurse 15 pikë kanë ardhur nga gabime e Tiranës. Në anën tjetër, në 3 sete, Tirana ka shënuar 51 pikë, prej të cilave 34 pikë vetë, kurse 17 pikë kanë ardhur nga gabimet e Barletit Volejit.
Fituesve të Kupës, por dhe Tiranës së vendit të dytë, medaljet i janë dorëzuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola.