Gjergj Vyshka 05.02.2015 12:25
Barleti Volej edhe pse ka fituar 3-0 me Partizanin ka bërë një lojë me hope. Nëse skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi ka qenë fituese dje kjo është për meritë veçanërisht të Brahos e Nezajt. Pa thënë deri diku të Bicit, e cila në momente të caktuar ka qenë larg asaj çka presin të gjithë. Në setin e parë Partizani ka rezistuar të paktën deri në 14-15.
Më pas nis shkëputja e Barletit, e cila me shumë vështirësi arrin ta marrë setin e parë 25-23. Në të dytin ka vetëm një ekip në fushë, që është ai i Gurabardhit, që e ka fituar setin e dytë 25-17. E njëjta histori si në setin e parë, sepse Partizani reziston në tentativën e vet për të kthyer ndeshjen. Ka kryesuar të paktën deri në 9-12. Dhe në 18-17 për Barletin Volej duket sikur është kthyer në ndeshja.
Por Partizani barazon në 20-20. E më pas fiton Barleti Volej 25-21 dhe të gjithë ndeshjen 3-0. Për protesta ndaj gjyqtarëve janë ndëshkuar me kartonë të verdhë trajnerët Gurabardhi dhe Tarja. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes ka qenë Nezaj me 13 pikë, e ndjekur nga Braho me 12 pikë dhe Bici me 10 pikë. Në bllok ka dalë fitues Nezaj dhe Xhixha me tre mure fituese, kurse në shërbim Xheka me tre të sakta.
Në total Barleti Volej ka shënuar 75 pikë, prej të cilave 61 pikë i ka shënuar vetë, kurse 14 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit. Në krahun tjetër Partizani në tre sete ka shënuar 61 pikë, prej të cilave 50 pikë vetë, kurse 11 pikë kanë ardhur nga gabimet e Barletit Volej.
Barleti Volej – Partizani 3-0
(25-23, 25-17, 25-21)
Barleti Volej: Bici, Nezaj, A. Gjermeni, Braho, E. Tuci, Harxhi, Fagu (L) / J. Gjermeni. Trajner: H. Gurabardhi
Partizani: M. Tuci, Xhixha, Reka, Xheka, Shehu, Shaba, Zeqirllari (L). Trajner: R. Tarja
Gjyqtarë: A. Telo, E. Preka (Tiranë)
Asistentë: E. Papamihali, E. Dusha (Tiranë)