Volejboll – Femra / Arjola Prenga flet si kapitene: Trofeun, në Shqipëri!

Share Button

AlbanianSport.com 12/06/2018 10:40

ASNN – Titullarja kuqezi: “Disa nga lojtaret e Suedisë i njoh mirë dhe jam ndeshur me ta. Nëse do t’i marr sipas pozicioneve jemi të barabartë.” Shqipëria e volejbollit të femrave, pas katër ditësh pushim, ka nisur përgatitjet për fazën finale të Ligës së Argjendtë të Evropës, që zhvillohet në Nykëping të Suedisë, më 16 dhe 17 qershor 2018.

Është punuar me dy seanca në ditë, ndërsa kështu do të vazhdohet derisa kombëtarja e vajzave të marrë rrugëtimin drejt Suedisë. Kapitenia e Shqipërisë në volejboll për femra, Arjola Prenga, është e bindur që kjo kombëtare mund të bëjë mirë jo vetëm në fazën finale të Ligës së Evropës, por dhe Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, apo dhe në Eliminatoret e Kampionatit Evropian, të cilat nisin në gusht.

Madje ajo e sheh të barabartë në nivel Suedinë me ne. Ndaj dhe në intervistën e dhënë për RTSH Sport, që AlbanianSport.com po e sjell këtu të plotë, Prenga deklaron se trofeu do të vijë në Shqipëri. E nëse ndodh kështu, atëherë sezonin e ardhshëm do të jemi në grupin e artë. Ja dhe intervista e kapitenes së Shqipërisë në volejboll për femra, Arjola Prenga.

 

– Viti i tretë i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Ligën e Evropës dhe në fund është arritur kualifikimi për në fazën finale. Sa e vështirë ishte?

– E vështirë? Këtë vit, në fakt, sistemi ishte më ndryshe se herët e tjera. Megjithatë çdo dhe çdo veprimtari ka vështirësitë e veta. E rëndësishme për ne ishte kualifikimi, ndërsa dhamë maksimumin tonë për t’ia arritur. Por rrugëtimi jonë në Ligën e Evropës nuk ka përfunduar, sepse na pret Suedia.

 

– Nëse do t’i analizojë të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Evropës, kë do të cilësojë më të mirën?

– Të gjitha ishin të mira, por le të themi që ndeshja më e bukur ishte ajo ndaj Austrisë, në fushën e kësaj të fundit, ndërsa ishim në dizavantazh 0-2. Por të gjitha fitoret kanë rëndësi dhe ishin të bukura, sepse na dhanë kualifikimin.

 

– Në gjysmëfinale do të kemi përballë Suedinë. Çfarë lloj kundërshtari është dhe çfarë mund të bëjmë ne?

– Disa nga lojtaret e Suedisë i njoh dhe jam ndeshur kundër tyre. Por ashtu sikurse vlerësoj lojtarët e Suedisë, ashtu vlerësoj dhe lojtaret e kombëtares sonë. Sigurisht që po t’i kap dhe me pozicione, jemi totalisht të barabartë. Janë ndeshje vendimtare dhe mund të ketë dhe kundërshtar më të fortë. Madje ndeshjeve gjysmëfinale e finale asnjëherë nuk i dihet. Por ai që gabon më pak dhe që lufton më shumë arrin dhe fitoren. Unë shpresoj që kombëtarja jonë të japi maksimumin atë ditë, të jemi të bashkuara si në fushë, ashtu dhe jashtë, si dhe të kemi një ritëm të lartë për të arritur fitoren.

 

– Është një gjendje kjo skuadër të vijë me trofe nga Suedia?

– Sigurisht që po. Të katër ekipet që jemi në fazën finale të Ligës së Argjendtë të Evropës, pretendojmë që të kthehemi në shtëpi me trofeun. Unë shpresoj dhe uroj që patjetër atë kupë ta sjellim në Shqipërinë tonë.

 

– Së fundi faza finale e Ligës së Evropës, Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, Eliminatoret e Kampionatit Evropian. E përballon ky ekip këtë ngarkesë aktivitetesh?

– Sigurisht, le të themi që është shumë, sepse ka vite që kombëtarja e volejbollit nuk merr pjesë në shumë veprimtari gjatë verës. Por unë besoj se do të bëjmë më të mirën e mundshme në të gjitha aktivitetet, ndërsa grupi është fantastik. Madje stërvitemi më së miri, mbështetja nga Federata Shqiptare e Volejbollit dhe stafi është në maksimum. Kështu që unë uroj që të japim maksimumin në të tre këto aktivitete.

 

Liga e Argjendtë e Evropës 2018

Volejboll – Femra

 

Faza finale:

 

Gjysmëfinalet

(16 qershor 2018)

 

Shqipëri – Suedi                  ora 16:00

Austri – Estoni                      ora 19:00

 

(17 qershor 2018)

 

Për vendet 3-4                      ora 16:00

 

Finalja                                                ora 19:00

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh