AlbanianSport.com 16.10.2014 18:10
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si grupi A2, ka luajtur dje ndeshjet e javës së tij të 5-të, ku ka spikatur rivaliteti, pasi 2 prej 3 takimeve kanë shkuar me 5 sete.
Vetëm Apolonia ka fituar në 3 sete ndeshjen e saj ndaj Dinamos, duke vazhduar të kryesojë e vetme renditjen me 12 pikë. Në fakt, fieraket janë ndihmuar edhe nga fakti se Elbasani vuajti në Rrëshen përballë Minatorit vendas.
Elbasanaset kanë tashmë një pikë më pak sesa fieraket, ndërsa vendin e tretë e ka marrë Korabi, që triumfuar 5 sete në Vlorë përballë skuadrës vendase. Minatori dhe Dinamo kanë nga 5 pikë, ndërsa mbyll renditjen Vlora me 4.
Kampionati Kombëtar
i Volejboll – Femra
Grupi A2
Java e 5-të
(15 nëntor 2014)
Vlora – Korabi 2-3
Apolonia – Dinamo 3-0
Minatori – Elbasani 2-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Apolonia 5 4 1 12-3 12
2. Elbasani 5 4 1 12-5 11
3. Korabi 5 3 2 11-10 8
4. Minatori 5 1 4 9-14 5
5. Dinamo 5 2 3 8-13 5
6. Vlora 5 1 4 7-14 4