AlbanianSport.com 09.11.2014 19:50
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, i ka luajtur dje takimet e radhës, ato të javës së tij të 4-t, dhe kreu i renditjes ka ndryshuar, pasi Apolonia ka fituar në 3 sete në Elbasan, duke bërë që fieraket të ndajnë tashmë vendin e parë dhe të dytë me ekipin vendas.
Dy ndeshjet e tjera të kësaj jave fituar nga ekipet vendase, me rezultatin identik, 3-2. Korabi fitoi në derbin e Veriut ndaj Minatorit të Rrëshenit, ndërsa po në 5 sete, Dinamo mundi në kryeqytet Vlorën. Dibranet tashmë mbajnë vendin e 3-të, me 6 pikë, të ndjekura nga blutë kryeqytetase, me një pikë më pak.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 4-t
(8 nëntor 2014)
Korabi – Minatori 3-2
Elbasani – Apolonia 0-3
Dinamo – Vlora 3-2
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Apolonia 4 3 1 9-3 9
- Elbasani 4 3 1 9-3 9
- Korabi 4 2 2 8-8 6
- Dinamo 4 2 2 8-10 5
- Minatori 4 1 3 7-11 4
6. Vlora 4 1 3 5-11 3