Gjergj Vyshka 01.06.2016 17:55
Po cili ishte Fatos Mujo, që uli tashmë siparin e karrierës së tij si gjyqtar volejbollit. “E kam nisur karrierën në fundin e viteve 1974, ndërsa ndeshja ime e parë me bilbil në kullë ka qenë Flamurtari-Skënderbeu për të rinj, – rrëfen ai. – Sigurisht që Kupat e Shqipërisë, ndeshjet finale të kampionatit kanë qenë pjesë e karrierës sime, por dhe pjesëmarrja në tre Ballkaniada.”
“Mos harroni që së bashku me Ilia Gaxhon kam qenë ndër themeluesit e volejbollit në plazh, – ka vijuar veterani i gjykimit. – Ndihem mirë, sepse edhe djemtë e mi janë marrë me gjykim. Por mund të them se sot ndihem dhe bosh, është një jetë e gjatë me arbitrimin si pjesë e pandarë e imja. Ka pasur momente të gëzuara, por dhe më të vështira.”
“Por ndër më të vështira mund të kujtoj 1997 një ndeshje për titull mes Erzenit dhe Dinamos, atje ku isha gjyqtar rezervë, sepse të parë ishin Koço Gjoka dhe Andrea Zhori, – ka kujtuar Mujo. – Mos harroni që kërciste dhe kallashi, që ishte sheshit. Por janë gjëra që i kemi kaluar dhe që janë pjesë e karrierës, ndërsa shpresoj që të jem aktiv dhe në vazhdim.”