AlbanianSport.com 21/01/2024 19:55
ASNN – Ka shënuar 24 pikë, duke i dhënë praktikisht e vetme një set skuadrës së saj, por kjo ka mjaftuar për të siguruar vetëm një pikë skuadrës së saj, Romës, në fushën e vet përballë kryesueses së renditjes së Serisë A1, Imoko Koneljanos.
Erblira Bici ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme të dielën përballë skuadrës më të mirë të nivelit më të lartë të rrjetës italiane të femrave, duke qenë pikëshënuesja e dytë më e mirë e ndeshjes.
Ajo e ka e ndihmuar Romën të bëhet skuadra e dytë që arrin t’i marrë një pikë Imokos në humbjen 2-3, teksa kryesuesja e kampionatit i ka fituar 14 prej ndeshjeve të deritanishme me shifrat 3-0 ose 3-1 dhe vetëm dy me shifrat 3-2.
Në fakt, ka qenë skuadra e shqiptares që e ka marrë setin e parë, me shifrat 25-21, edhe falë efikasitetit prej 72 % të 28-vjeçares kuqezi, por mikeshat rikthehen në setin e dytë, që ka qenë sidoqoftë i luftuar, duke e marrë atë me shifrat 25-23.
Akoma më i luftuar ka qenë seti i 4-të, që është luftuar pikë për pikë, por është fituar, edhe falë kontributit masiv të Bicit, në pikët shtesë nga Roma, me shifrat 26-24. Por Imoko rikthehet dhe e merr bindshëm setin e 4-t, 25-18, duke barazuar kështu sfidën.
Kështu, gjithçka ka shkuar në setin e 5-të, aty ku kampionia në fuqi e ka shpalosur tërë kapacitetin dhe agresivitetin e saj, duke e fituar thellë setin 15-4 dhe gjithë ndeshjen me shifrat 3-2.
Duhet theksuar se Erblira Bici mban vendin e 6-të në listën e shënueseve më të mira të Serisë A1, me 274 pikë të realizuara në 16 ndeshje, me një mesatare prej mbi 17 pikësh të realizuara për ndeshje.