Gjergj Vyshka 05.04.2016 12:45
Është pritur deri në orët e vona të mbrëmjes dje përfundimi i mbleshjes së Komisionit të Disiplinës së Federatës Shqiptare të Volejbollit, që është thirrur me urgjencë nga presidenti Erlind Pëllumbi dje pasdite në ora 17:00.
Mirëpo vendimi nuk është zbardhur, ndërsa nga Federata Shqiptare e Volejbollit është bërë e ditur zyrtarisht që gjithçka do të zbardhet për mediat vetëm sot. Ndaj mbetet të presim.