Gjergj Vyshka 04.12.2015 07:55
Komisioni i Disiplinës në organizmin që qeveris rrjetën shqiptare, dënon për gjashtë muaj trajnerin e të rejave të Flamurtarit, Shpëtim Abedini, për ushtrim dhune ndaj homologut të Vlora Volej.
Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Volejbollit, i mbledhur dje pasdite nën drejtimin e presidentit Erlind Pëllumbi, ka shqyrtuar dhe ka marrë disa vendime të rëndësishme për ecurinë e rrjetës shqiptare.
Madje Disiplina është mbledhur me urgjencë për të shqyrtuar rastin e shfaqur në ndeshjen e të rejave mes Flamurtarit-Vlora Volej, atje ku edhe sipas relacionit të gjyqtarëve është dhunuar nga trajneri i kuqezinjve ai i Vlora Volej.
Dhe në përfundim, trajneri i Flamurtarit në volejboll për të reja, Shpëtim Abedini, është dënuar me 6 muaj pezullim nga aktiviteti. Por ajo që është e rëndësishme është se Federata Shqiptare e Volejbollit ka nisur të jetë me “dorë të hekurt” ndaj dhunës.