Gjergj Vyshka 13.01.2017 19:35
Drejtori teknik i përfaqësueses së të rriturve, Dritan Çuko, e ka pasur dhe një mesazh për të gjithë mediat sportive: “Faleminderit juve për gjithçka që bëni. Me punën tuaj mbetet akoma në jetë sporti shqiptar”, – ka thënë ai, duke folur nga Gjermania ku jeton e punon.
“Pa ju, në gjendjen që është sporti shqiptar, apo dhe volejbolli në veçanti, do të ishte si “qiriri” që mund të fikët çdo moment, – ka vijuar ai. – Më vjen keq qe s’mund t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve, adresoja drejtuesve të Federatës Shqiptare të Volejbollit”, – ka theksuar ai.
E ndërkohë burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Volejbollit bëjnë të ditur se tashmë do të jenë trajnerët e ekipeve kombëtare, Altin Martiro për femra dhe Jani Melka për meshkuj, të cilët do të bëjnë përzgjedhjen e stafeve të tyre. Parë kështu, Dritan Çuko mbetet aktualisht i paqartë për pozicionin e tij, ndonëse ka qenë drejtori teknik i kombëtares së meshkujve.