Volejboll / CEV vendos: Faza finale e Evropianit të Nën-19-vjeçareve, në Tiranë

Share Button

Gjergj Vyshka 05.09.2017 23:15

Në Krakovë të Polonisë, ku po zhvillohet Kampionati Europian i Volejbollit për meshkuj, është zhvilluar ditët e fundit Asambleja e Përgjithshme e Federatës Evropiane e Volejbollit (CEV), ku kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), Presidenti Erlind Pëllumbi, Sekretari i Përgjithshëm, Albens Vokopola, si dhe kryetari i komisionit tekniko-gjykues pranë Federatës, Konalsi Gjoka, i cili pati disa takime të rëndësishme për mbarëvajtjen dhe menaxhimin sa më të mirë së trupës së gjyqtarëve shqiptarë.

Gjatë asamblesë janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme për të ardhmen e familjes evropiane të volejbollit. Një lajm i mirë për dashamirësit e volejbollit shqiptar është aprovimi i kandidaturës së Shqipërisë, për të organizuar fazën finale të Kampionatit Evropian të grupmoshës deri në 19-vjeçe për femra, gjatë vitit 2018. Shqipëria ishte mes shteteve kandidate për ta organizuar këtë eveniment, pas propozimeve që vetë CEV kishte bërë në maj të këtij viti (në Romë), pranë bordit të administrimit të organizmit që qeveris volejbollin kontinental.

Ndërsa, Asambleja e 38-të e CEV-it e miratoi, duke e vlerësuar Shqipërinë si një kandidaturë të fortë, pas vlerësimeve pozitive që FSHV mori verën e këtij viti, në organizimin e evenimenteve të Ligës së Evropës, për meshkuj e femra. Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Volejbollit ka deklaruar nëpërmjet një njoftimi për shtyp të afishuar në faqen e saj në Internet, se “ndihet krenare për këtë besim që i dha CEV-i, duke vlerësuar punën e madhe që është bërë deri më tani nga FSHV-ja, duke e futur edhe volejbollin shqiptar në kalendarin e veprimtarive më të rëndësishme evropiane për vitin 2018”.

Kujtojmë se faza finale e Evropianit të Nën-19-vjeçareve për femra do të zhvillohet nga data 1, deri më 9 shtator të vitit të ardhshëm. “Ne jemi të bindur se së bashku mund t’ia dalim mbanë të organizojmë një tjetër eveniment të nivelit të lartë dhe të rëndësishëm siç është Evropiani, për të nderuar volejbollin shqiptar dhe për ta kthyer atë në nivele të larta”, – ka përfunduar njoftimi i FSHV-së.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh