Gjergj Vyshka 31.10.2015 12:20
Në një mbledhje të kryesisë gjatë kësaj jave, volejbolli shqiptar ka caktuar kryetarët e rinj të komisioneve, të cilët do të bëjnë më mirë funksionimin e institucionit më të lartë të rrjetës shqiptare.
Kështu kryetar i Komisionit të Disiplinës do të jetë juristi Lorenc Golloshaj. Ndërkohë, Kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve, do të jetë pikërisht “bilbili” ndërkombëtar, Konals Gjoka.
Kryetare e Komisionit të financës anëtarja e Komitetit Drejtues, Anila Hoxha, që në profesionin e saj është ekonomiste. Dhe kryetar i Komisionit të Apelit juristi Gledian Latja.
Të gjitha këto komisione do të jenë në mbarëvajtje të garës kombëtare, ndërsa kampionati nis sot.