AlbanianSport.com 28/11/2017 09:45
ASNN – “Në të njëjtën kohë kemi konfirmuar dhe pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare. Parë kështu janë një sërë veprimtarish që kërkojnë një buxhet të madh financiar”, – ka theksuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi gjatë konferencës për shtyp dhënë dje. Ndërkohë për anën financiare, apo për vështirësitë që vijnë nga kjo pjesëmarrje e shumtë në aktivitetet ndërkombëtare ka folur dhe zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari.
“Ne e kemi vlerësuar këtë veprimtari, – thotë Brari, – por jo vetëm kaq kemi vlerësuar maksimalisht pjesëmarrjet, por do të kemi dhe më shumë grumbullime, ndërsa do të ndalemi në “zbore” të vogla stërvitore 2-3 ditore. Sepse vetëm kështu mund të testojmë dhe gjendjen e lojtarëve. Sa për anën financiare, të gjitha Federata sportive janë në krizë. Dhe unë besoj se Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, por dhe Bashkia e Tiranës do të japin më shumë përkrahje për volejbollin”.