Volejboll / Arjola Prenga e nis me fitore aventurën e saj evropiane

Share Button

Arjola-Prenga-2014-festim

AlbanianSport.com 13.11.2014 15:15

ASNN – Ndërkohë vëmendja e opinionit sportiv shqiptar ka qenë e mbërthyer te suksesi i jashtëzakonshëm i peshëngritësve shqiptarë në Botërorin e Kazakistanit, por edhe te dy ndeshjet e Kombëtares së futbollit me Francën dhe Italinë, një tjetër sportiste shqiptare ka korrur suksesin e radhës.

Sportistja shqiptare, Arjola Prenga, e cila militon në kampionatin norvegjez me kampionen në fuqi, Stod Volej, ka korrur një fitore bindëse, 3-0, në ndeshjen e parë të turit të dytë të veprimtarisë kontinentale të volejbollit të femrave, “Çellenxh Kap”, duke mposhtur skuadrën holandeze, Slajdreht Sport.

Në takimin e zhvilluar dje pasdite në Sallën Sportive “Stajnkjer-Hallen” të qytetit të Stajnkjerit, skuadra e 28-vjeçares, e mbështetur edhe nga 850 tifozët vendas, e ka mbyllur gjithçka brenda 70 minutash. Setin e parë, Stod Voleji e ka fituar me rezultatin 25-16, ndërsa atë të dytin, me shifrat 25-19.

Në setin e tretë, skuadra e Arjolës fiton 29-19, duke e marrë kështu gjithë takimin 3-0. Në fakt, ashtu sikundër theksojnë edhe mediat sportive norvegjeze, të cilat e veçojnë shqiptaren për lojën e saj me shpirt, fitorja e kampioneve të Norvegjisë, që janë gjithashtu kampione të Ligës Nordike, nuk u vu për asnjë çast në dyshim.

Ndeshja e kthimit midis holandezeve të Slajdreht Sportit dhe norvegjezeve të Stod Volejit do të luhet pas dy javës, më 26 nëntor, duke nisur nga ora 20:00. Pavarsisht fitores, volejbollistja shqiptare e Stod Volejit, ka kërkuar nga skuadra e saj që të ruajë përqendrimit, pasi misioni ende s’ka përfunduar.

“Ia dolëm, – shkruan 28-vjeçarja shqiptare në një postim në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”. – Faleminderit të gjithë atyre që ishin atje për të mbështetur skuadrën tonë dhe u ndjemë kaq ngrohtë dhe kaq bukur. Ishte një ndeshje e mrekullueshme dhe shumë e rëndësishme për të gjithë ne.

“Por nuk ka përfunduar ende, – vijon Arjola. – Ndeshja e radhës, më 26 nëntor në Holandë. Ne kemi nevojë për tifozët tanë edhe atje.” Stod Volej është kampione në fuqi e Norvegjisë dhe aktualisht kryeson renditjen e kampionatit vendas, pas 3 fitoresh në po aq ndeshje të këtij fillimsezon.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

AlbanianSport.com 13/03/2024 19:20 ASNN – Ka ardhur si një rrufe në qiellin bardheblu, por vetëm

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh