Volejboll / “200.000 lekë transferimi”, lojtaret e çojnë çështjen në KAS

Share Button

Cekicigjykates-me-kandar-e-bukur

Gjergj Vyshka 15.10.2015 07:00

Me përkrahjen e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari, por dhe si pasojë e kundërshtimit të MAS e KOKSH, pritet që vendimi i asamblesë së datës 10 tetor të shfuqizohet për të mirën e cilësisë sportive.
“Transferimi (lëvizja) për të gjithë lojtarët meshkuj dhe femra të cilët nuk do të kenë kontratë apo aktmarrëveshje individuale me klubin/shoqatën sportive do të bëhet kundrejt shumës 200.000 (dyqind mijë) lekë për çdo sportist. Klubi apo shoqata që merr lojtarin apo lojtaren në këtë rast duhet t’i likujdojë klubit apo shoqatës me të cilën lojtari është aktivizuar në sezonin e fundit sportiv shumën prej 200.000 (dyqind mijë) lekë. Pa likuiduar shumën prej 200.000 (dyqind mijë) lekë lojtari/lojtarja nuk mund të pajisen me licencë për t’u aktivizuar.”
Ky është vendimi që ka marrë asambleja zgjedhore e Federatës Shqiptare të Volejbollit, e cila u zhvillua më 10 tetor. Një vendim, i cili favorizon rrethet, të cilat e kanë votuar më së shumti, por që ka gjetur kundërshtinë e të gjithëve. Në votim ka dalë 14-7 në favor të këtij varianti, por në fakt që nga drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, e deri tek shefi i sportit elitar në këtë dikaster Arjan Konomi, apo dhe presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, kanë qenë kundër.
Sepse kështu cënohet cilësia sportive, por më së shumti penalizohen një shumicë lojtarësh, të cilët janë dhe pjesë e kombëtares. Dhe nuk janë pak, por bëhet fjalë për Shkurtin, Sejfullain, Nezajn, Esmeralda Tucin, Marvina Tucin, Xhixhën, Xhekën, Harxhin etj, të cilat klubet ku kanë shkuar duhet të paguajnë 200.000 lekë të rinj për skuadrën ku kanë përfunduar 2014-2015.
Gjë që nuk është normale, në një kohë që nuk kërkohet më as klubi i origjinës, sepse në mungesë të “defterëve”, apo dokumenteve, e kanë të vështirë të gjejnë se ku dhe si e kanë nisur volejbollin këto vajza e djem. Ndaj të gjithë e kanë kundërshtuar. Për hir të së vërtetës asambleja e jashtëzakonshme e 5 shtatorit, atje ku kryesia së bashku me ish-presidentin Adrian Doçi, dha dorëheqjen, nuk e pati zgjidhur, siç la peng zgjidhjen e borxhit të volejbollit. Dhe të gjithë këto pasoja tashmë bien mbi Federatën e re të volejbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh