Vllaznisë / Brdariç: Imeri gaboi, nuk duhej ta godiste ai 11-metërshin

Share Button

AlbanianSport.com 07/03/2021 20:25

ASNN – U duk si pasditja e përkryer, pasi, në mënyrë të pabesueshme, rivalët u frenuan, dhe Vllaznia kryesuese kishte të hënën një mundpsi të mirë për ta thelluar në 3 pikë largësinë me ndjekëset, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kuqeblutë e mbyllën në barazim pa gola takimin në shtëpia me Kukësin, mes shumë rasteve të humbura, midis të cilave, edhe një 11-metër nga ana e Imerit. “Në përgjithësi, jemi të gjallë, jemi aty treguam një qëndrim të mirë dhe krijuam shumë raste, më shumë se Kukësi”, – ka deklaruar trajneri Tomas Brdariç, duke analizuar përballjen me Kukësin.

“Ndeshja shkoi siç shkoi, por djemtë e mi bënë gjithçka për të fituar atë, – ka vijuar gjermani. – Duhet të ishim treguar më agresivë në rastet e krijuara. 11-metërshi? Hoxhaj ishte zgjedhur të godiste. Por Imeri mori topin dhe donte të shënonte, Hoxhaj u largua. Duhet t’i japim besim lojtarëve, në mënyrë që ata të marrin përgjegjësitë e tyre. Por, sot ishte një vendim i gabuar për të goditur nga ana e Imerit. Jemi në pozita shumë të mira, por në futboll është e nevojshme të kesh besim. Sot zgjodhëm të jemi kompaktë, patëm shumë raste në pjesën e parë.”

“Kampionati është i gjatë dhe duhet të përballesh me të gjithë kundërshtarët me besim, – ka këmbëngul ish-futbollisti i njohur i përfaqësueses gjermane. – Strategjia e sotme ishte e mirë mendoj, por nuk rezultoi efektive në fund. Tentuam ta kapim Kukësin edhe me kundërsulm, prandaj ia lejuam në disa momente qarkullimin e topit. Sulmi? Të gjithë sulmuesit kanë punuar mirë gjatë javës. Biseduam me të gjithë në lidhje me vendimet e marra. Në ditët e fundit vendosëm që Haris Dilaveri të mos e niste si titullar këtë ndeshje.”

“Ai  e ka besimin tim, ka qenë i pafat me Teutën, por është një lojtar që e vlerësoj dhe do të rikthehet më i fortë. Është sulmues shumë i rëndësishëm. Ka nevojë të tregohemi pak të duruar me lojtarët”, – përfundoi trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh