AlbanianSport.com 26.10.2014 13:05
ASNN – Trajneri i Vllaznisë, Balto Ranieri, pyetjes së mediave për largimin nga ky ekip pas kësaj humbje është përgjigjur prerë. “Unë kam një kontratë me këtë skuader, kontratë të cilën do ta respektoj deri në fund”. Madje Ranieri, aty për aty, ka dashur të na ofronte një kopje të kontratës.
Me rezultate të tilla çdo trajner tjetër do të largohej nga ky ekip, e kemi shtyrë më tej me Ranierin. Por aty për aty ka ardhur përgjigja e tij: “Kjo është gjendja e Vllazninë, unë jam këtu për të bërë më të mirën për këtë skuadër”.
“Por nëse ju kërkoni të më largoni nga Vllaznia ju siguroj se unë do të jem tek kjo skuadër për sa kohë të kem kontratë me këtë skuadër”, – ka shtuar ai. Më tej Ranieri ka replikuar me ne edhe për rrogën e vet, kur tha se nuk merr 10 mijë euro tek Vllaznia, por shumë më pak.