AlbanianSport.com 01/03/2024 17:25
ASNN – Klasikja e futbollit, premtohet festë. Klubi i Vllaznisë ka marrë masa për ta shndërruar në një festë të vërtetë klasiken e futbollit shqiptar. Përfaqësuesit e klubit të Vllaznisë zbulojnë hollësitë e masave të marra.
Kështu, duke nisur nga ora 15:00, kalorësit të veshur me fanellat kuqeblu do të presin autobuzin e ekipit të Vllaznisë pranë “Grand Hotel Europa” dhe do ta shoqërojnë atë deri në hyrje të Stadiumit “Loro Boriçi”.
Ka një ndryshim të planit pasi parakalimi me kuajt e racës arabe nuk do të bëhet në mjediset brenda stadiumit, për të ruajtur pistën e tartanit dhe fushën. Në ora 16:30, nis festa me këngëtarët Rezarta Smaja, Laorjan Ejlli, Bruna Sata dhe DJ Besi.
Një tjetër suprizë do të prezantohet 5 minuta para nisjes së ndeshjes, që nis në ora 17:00. Ndërkaq, KF “Vllaznia” ka bërë të ditur se dyert e stadiumit “Loro Boriçi” për ndeshjen e sotme ndaj Tiranës do të hapen që në orën 15:00.
Pikërisht për këtë arsye dhe për të shmangur radhët që mund të krijohen në hyrjet e stadiumit.